Gjilani ka shënuar një fitore të madhe në javën e tretë të Superligës së Kosovës, duke mposhtur Prishtinën me rezultat bindës 3-1.

Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu dominoi, sidomos pjesën e parë , duke mos lënë hapësirë për rikthim të rivalit nga kryeqyteti.


Pjesa e parë nisi furishëm për vendasit. Në minutën e 4-t, Edi Basa shënoi për 1-0 duke e hapur takimin me gol të shpejtë, pas një asistimi të bukur nga Albin Prapashtica.

Vetëm pak minuta më vonë, pas ndërhyrjes së VAR-it (8’), ku u shqyrtua një rast për prekje të topit me dorë nga Leonat Vitija, gjyqtari Egzon Daka akordoi penallti për Gjilanin.

Nga pika e bardhë, në minutën e 11-të, Senad Jarovic u tregua i saktë duke dyfishuar epërsinë në 2-0.

Prishtina nuk arriti të reagonte dhe dukej e humbur në fushë, ndërsa Gjilani vazhdoi të rrezikonte.

Në minutën e 41-të, pas një harkimi të Armend Thaqit, Prapashtica ishte afër të shënonte me kokë, por goditja e tij shkoi jashtë.

Pjesa e dytë e hapi paska ndeshjen, me Blend Baftiun që shënoi një gol të bukur me kokë për 2-1 pas asistimit të Valmir Veliut, duke e çuar rezultatin në 2-1. Prishtina arriti të ngushtojë diferencën, por nuk pati forcë për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjes.

Në kohën shtesë, sërish u pa klasi i Armend Thaqit. Në minutën e 90+1’, mbrojtësi ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-1 për “Skifterat”.

Me këtë fitore, Gjilani ka 4 pikë, ndërsa Prishtina mbetet në krye me 6 pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app