LAJMI I FUNDIT:

Në rrugën Prishtinë – Gjilan, sulmohet me armë zjarri automjeti që po transportonte paratë e bankave

Në rrugën Prishtinë – Gjilan, sulmohet me armë zjarri automjeti që po transportonte paratë e bankave

Një grabitje e armatosur ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralen Gjilan – Prishtinë, më saktësisht në fshatin Parallovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani konfirmoi për Telegrafin se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një kombi, i cili ishte duke transportuar para të bankave.

“Ju njoftojmë se më datën 18.11.2021, rreth orës 15:25, kemi pranuar një informate se në fshatin Parallovë, magjistralen Gjilan-Prishtinë, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një kombi i një kompanie, i cili ka qenë duke transportuar para të bankave”, deklaroi ai.


Hashani bëri të ditur se Policia e Kosovës njësitet relevante kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/

Më poshtë ndiqni pamjet nga momenti i sulmit të automjetit të Besa Security që transportonte para, të publikuar nga Klan Kosova:

https://www.youtube.com/watch?v=POBLbh6l1jg

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori