LAJMI I FUNDIT:

Gjiganti saudit i naftës Aramco raporton rënie të fitimit prej 44 për qind

Gjiganti saudit i naftës Aramco raporton rënie të fitimit prej 44 për qind

Saudi Aramco njofton se fitimet gjatë vitit 2020 kanë rënë për 44.4 për qind apo në 49 miliardë dollarë.

Gjiganti arab i naftës tha se ka fituar 49 miliardë dollarë, krahasuar me 88.2 miliardë dollarë që ishte gjatë vitit 2019.


Kompania më e madhe e naftës në botë njofton se rënia ishte për shkak të pandemisë COVID-19 gjë që tronditi tregjet e energjisë në botë.

Bota ka kompaninë e parë me vlerë 2,000,000,000,000 dollarë – dhe ajo nuk ka asnjë lidhje me teknologjinë
Lexo po ashtu Bota ka kompaninë e parë me vlerë 2,000,000,000,000 dollarë – dhe ajo nuk ka asnjë lidhje me teknologjinë

“2020-ta ishte në një nga vitet më sfiduese në historinë e fundit, Saudi Aramco demonstroi ofertën e saj unike të vlerës përmes aftësisë së saj të konsiderueshme financiare dhe operacionale”, tha shefi ekzekutiv i kompanisë, Amin Nasser.

Megjithatë, kompania tha se vazhdon të shpërndajë pagesën e dividendit te aksionarët e saj me vlerë 75 miliardë dollarë për vitin 2020.

Në vitin 2020, mbretëria regjistroi një deficit prej 79.5 miliardë dollarësh, ku të ardhurat e saj arritën në 205.5 miliardë dollarë, ndërsa shpenzimet e saj u rritën në 285 miliardë dollarë. /Telegrafi/