LAJMI I FUNDIT:

Gjiganti korean dhe botëror, kompania “Hyundai”, e interesuar për investime në Kosovë

Gjiganti korean dhe botëror, kompania “Hyundai”, e interesuar për investime në Kosovë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, së bashku me bashkëpunëtorët, priti në një takim miqësorë, përfaqësuesit e konglomeratit korean, Hyundai, të udhëhequr nga Junëon Song, drejtor i përgjithshëm në Hyundai Engineering and Construction.

Në një atmosferë mjaft miqësore, kryetari Gërxhaliu, theksoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit reciprok në mes Koresë dhe Kosovës, sidomos në aspektin biznesor si dhe të promovojë mundësitë për investimeve të kompanive koreane në fushën e energjisë, minierave dhe teknologjisë informative.

Përfaqësuesit e kompanisë Hyundai theksuan nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik në mes të të dyja vendeve dhe shprehen interesim specifik për të investuar në projektet e rëndësisë infrastrukturore dhe energjetike, përfshirë ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” si dhe rehabilitimin e Termocentralit “ Kosova B”, por edhe në projekte të rëndësishme të energjisë së ripërtritshme dhe të logjistikës.


Shumë shpejt, nën organizimin e Odës Ekonomike të Kosovës, do të aranzhohen edhe misione tregtare për kompanitë kosovare në Korenë e Jugut dhe për kompanitë koreane në Kosovë, për të promovuar mundësitë për partneritete biznesore dhe bashkë-investime në shumë projekte të rëndësishme.

Përvoja e kompanive koreane është e mirëseardhur për qëndrueshmërinë ekonomike të Kosovës, ambientalizmin, por edhe në fusha të tjera ku kompanitë jug-koreane janë brende botërore që me praninë e tyre në Kosovë do të ndikojnë në përmirësimin e imazhit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita

Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita

Ekonomi
Kalo në kategori