Gjiganti italian synon transferimin e Casemiros në verë

Mesfushori brazilian Casemiro është një nga emrat e mëdhenj që do të jetë i lirë të nënshkruajë me një klub tjetër pa kompensim transferimi në qershor.
Ish-mesfushori i Real Madridit, tashmë te Manchester United, ka një kontratë që skadon në muajin qershor.
Sipas Globo Esporte në Brazil, Interi është një nga shumë klubet që e ndjekin nga afër.
Ndër yjet e futbollit botëror që do të bëhen agjentë të lirë pas 30 qershorit të këtij viti është braziliani Casemiro, i cili do të përfundojë kontratën me Manchester United.
I lindur në 1992 dhe duke mbushur 34 vjeç më 23 shkurt, raportohet se Casemiro ka diskutuar së fundmi për Serie A dhe futbollin italian me Luka Modric, pika kryesore e mesfushës së Milanit dhe ish-bashkëlojtarin e tij te Real Madrid, ku së bashku me Toni Kroos formuan një nga treshet më të forta të mesfushës në historinë e klubit.

Sidoqoftë, sipas raporteve nga Brazil, klubi tjetër kryesor i Milanos, Inter, është aktualisht skuadra më e interesuar për lojtarin.
Në Serie A, nuk ka dyshim se një lojtar me përvojën dhe cilësitë e Casemiros do të ishte një aset i vlefshëm për shumë klube, dhe Inter padyshim është njëri prej tyre; presidenti i tyre, Beppe Marotta, konsiderohet mjeshtri i padiskutueshëm i transferimeve falas.
Sa i përket pagës së tij, në moshën 34-vjeçare, duke ardhur nga një rrogë neto prej 18 milionë eurosh në sezon te Manchester United, nëse Casemiro do të dëshironte të provonte Serie A, natyrisht do të duhej të pranonte shumë më pak.
Duke marrë parasysh moshën, përvojën dhe vlerën e lojtarit, për çdo klub që dëshiron ta nënshkruajë, një opsion realist mund të jetë një kontratë dyvjeçare me vlerë rreth 5-6 milionë euro në sezon./Telegrafi/



















































