Pas shkëlqimit në Kupën e Botës për Klube, Gonzalo Garcia është bërë një nga emrat më të kërkuar në afatin kalimtar veror.

Sulmuesi 21-vjeçar ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha në Evropë, duke u kërkuar nga ekipe angleze, spanjolle, italiane dhe gjermane.


Juventusi është klubi që ka bërë ofertën më konkrete, 25 milionë euro për transferimin e tij. Italianët e shohin Gonzalon si zëvendësuesin ideal të Dusan Vlahovic.

Megjithatë, Real Madridi ka refuzuar menjëherë ofertën, duke e bërë të qartë se lojtari është pjesë kyçe e planeve të Xabi Alonsos për sezonin 2025-2026.

Gonzalo ka dalë nga akademia e klubit dhe ka fituar besimin e trajnerit, i cili e sheh si një talent të gatshëm për të konkurruar me lojtarë si Endrick.

Refuzimi i ofertës tregon vendosmërinë e Real Madridit për të mbajtur talentet e veta dhe për të mos i sakrifikuar për fitime afatshkurtra.

Klubi beson se Gonzalo ka potencialin për t’u bërë një nga yjet e së ardhmes dhe do t’i jepet hapësira për ta dëshmuar këtë në fushë.

Me këtë qëndrim, Real Madridi dërgon një mesazh të qartë, besimi te lojtarët e rinj është i palëkundur, dhe Gonzalo është një nga shtyllat e së ardhmes së bardhezinjve. /Telegrafi/

telegrafi sport app