Gjiganti anglez nis ‘zyrtarisht’ bisedimet për transferimin e Gyokeres në verë

Është raportuar se një klub i Ligës Premier ka hapur bisedimet me Sporting Lisbonën për transferimin e sulmuesit Viktor Gyokeres. Sulmuesi suedez është njëri ndër lojtarët më të përmendur në Evropë për momentin për shkak të fillimit fantastik të sezonit. Deri më tani në sezonin 2024/2025, 26-vjeçari ka shënuar 24 gola dhe ka regjistruar katër asistime në të gjitha garat këtë sezon. Si rezultat i formës së tij të mirë, reprezentuesi suedez është lidhur me një largim nga Sportingu, ku klube si Liverpooli, Arsenali, Manchester United, Chelsea dhe Paris Saint-Germaini kanë shprehur interesim për të.

“Manchester United ka nisur kontaktet e para konkrete sa i përket Viktor Gyokeres para një lëvizje të mundshme në verë. ‘Djajtë e Kuq’ janë tërësisht të përfshirë”.
“Sidoqoftë, kjo do të kërkojë shitje fillimisht. Manchester City po ashtu ka rritur përpjekjet e tyre gjatë ditëve të fundit. Hugo Viana momentalisht po shtyn fortë në kërkim të Gyokeres”, ka shkruar Plettenberg. Unitedi do të shpresojë se ideja e ribashkimit me ish-trajnerin Ruben Amorim mund ta joshë Gyokeres që ta pranojë kalimin në ‘Old Trafford’. /Telegrafi/






















































