Gjesti humb toruan pas spektaklit - eskalon në debat me Eglin
Gjesti dhe Egli Tako janë përfshirë në një debat të ashpër pas spektaklit të së martës në Big Brother VIP Albania.
Ka qenë banori nga Kosova që u mërzit për shkak të asaj që doli në Prime, ku u diskutua ngjarja me nishanin e Eglit.
Këngëtarit nuk i ka pëlqyer kjo gjë dhe u shpreh se është keqkuptuar sepse nuk i pengon një gjë e tillë.
E pas mbarimit, debati i tyre ka agravuar, ku kanë folur me tone të larta ndaj njëri-tjetrit.
Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA
Gjestit i ngeli hatri duke thënë se u viktimizua duke i treguar Danjës për atë që ndodhi.
E më pas, Egli i tha se të gjitha këto dolën nga dhoma e rrëfimit, ku kishin folur rreth këtij rasti.
Të njëjtit eskaluan edhe në ofendime ndaj njëri-tjetrit, ku Egli filloi edhe të qante. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals








































