Gjersa punonte si arkëtare në një dyqan në veri të Mitrovicës vidhte para, e dyshuara në kërkim policor

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është në kërkim të një gruaje e cila derisa punonte në një market në veri të Mitrovicës dyshohet se ka vjedhur para.
Rasti është raportuar të premten në ora 15:00.
“Ankuesi mashkull kosovar, pronar i një marketi ka raportuar se e dyshuara femër kosovare gjersa punonte si arkëtare në market kishte vjedhur një shumë parash”, thuhet në raport.
E dyshuara është në kërkim policor. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































