LAJMI I FUNDIT:

Gjermania thotë se nuk varet më nga energjia ruse

Gjermania thotë se nuk varet më nga energjia ruse

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner ka thënë se vendi nuk varet më nga importet ruse për furnizimet me energji.

Linder ka thënë se Gjermania e ka diversifikuar plotësisht infrastrukturën e energjisë, prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë vitin e kaluar.


Pas nisjes së luftës, Rusia e ka ndalur furnizimin me gaz në Evropë, duke rritur shqetësimet e evropianëve për ndërprerje të rrymës këtë dimër.

Mirëpo Gjermania ka gjetur burime të reja të energjisë, ka thënë Lindner.

“Po, natyrisht se Gjermania është ende e varur nga importet e energjisë, por sot, jo nga importet ruse, por nga tregjet globale”, ka thënë ai.

Në të kaluarën, vendi ka importuar nga Rusia gjysmën e gazit që i është nevojitur, si dhe më shumë se një të tretën e naftës. Rusia i ka ndalur furnizimet me gaz në gusht të vitit të kaluar, derisa Gjermania ka hequr dorë nga importet e naftës ruse në fillim të këtij viti.

Në garë për të gjetur burime të energjisë, Gjermania ka rihapur termocentralet me thëngjill, nuk i ka mbyllur centralet bërthamore dhe ka shtyrë përpara idetë për magazinim të gazit natyror që importohet nga Norvegjia dhe Shtetet e Bashkuara. /REL/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Ekonomi
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

Volvo Kosova
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Ekonomi
Kalo në kategori