Gjermania ka nënshkruar marrëveshje me Italinë, Spanjën dhe Suedinë për zhvillimin e një pasuesi të tankut Leopard 2, raportoi të mërkurën e përditshmja gjermane e biznesit Handelsblatt.
Nëse konfirmohet, marrëveshja me siguri do të shqetësonte Francën, e cila në vitin 2017 ra dakord me Berlinin për të zhvilluar një tank të përbashkët franko-gjerman për të pasuar Leopard 2 gjerman dhe Leclerc francez në një projekt të rrethuar nga vonesa dhe mosmarrëveshje, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Nisma do të bëhet nën udhëheqjen e Krauss-Maffei Wegmann (KMW) dhe Rheinmetall, prodhuesit gjermanë të armëve që ndërtojnë Leopard 2, raportoi Handelsblatt, duke cituar burime të paidentifikuara të industrisë dhe politikës.
Ministria gjermane e mbrojtjes nuk i është përgjigjur menjëherë një kërkese për koment.
Vonesat në projektin e propozuar franko-gjerman kanë tensionuar lidhjet tashmë “të sprovuara” nga dallimet mbi temat e energjisë dhe pyetjen se deri në çfarë mase Evropa duhet të bëhet e pavarur nga SHBA-ja në politikën e saj të sigurisë.
Megjithatë, ministrat e mbrojtjes të Francës dhe Gjermanisë thanë në korrik se ata kërkuan t’i jepnin një shtysë të re iniciativës dhe kishin ngarkuar shefat e tyre të ushtrisë që të përcaktonin skicat e përafërta të aftësive të tankut të ri, për të pasur një dokument bazë gati deri në fund të vitit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë nga një, Trump po e tërheq SHBA-në nga organizatat ndërkombëtare
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët
Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti