Kohët e pasigurta të pandemisë COVID-19 kanë sjellë lëvizje në tregun e punës. Kush fiton, kush humb? Disa kanë humbur e disa kanë përfituar nga kjo krizë.
Rënia ekonomike në kohën e pandemisë ka dëmtuar në mënyrë masive shumë sektorë të ekonomisë gjermane, që ka rezultuar edhe me largimin e shumë njerëzve nga puna. Kamerierët e dikurshëm tani kanë gjetur punë në ndonjë supermarket, punojnë si postierë apo bartës paketash ose në logjistikë. Këto të dhëna konfirmohen në një studim të bërë nga Instituti IW në Koln.
Gjatë kohës së mbylljeve dhe izolimeve, shumë punonjës i kanë kthyer shpinën edhe turizmit. Në vitin 2020, rreth 216 mijë njerëz kanë kërkuar një punë më të sigurt gjatë pandemisë.
Tregtia me pakicë është dëshmuar si një fushë ku kanë gjetur punë shumë punonjës që kanë ikur nga fusha të tjera si hoteleria apo turizmi. Pothuajse 35 mijë prej tyre të larguar nga gastronomia kanë gjetur një punë të re në shitje, për shembull, si arkëtarë. Ajo që fillimisht ishte menduar si një zgjidhje e përkohshme në shumë raste është shndërruar në një opsion të përhershëm – ndër të tjera ndoshta edhe për shkak të orarit të punës më miqësor për familjet.
Rrjetet e dyqaneve Aldi dhe Lidl e kanë nxitur këtë trend me ofertat fitimprurëse. Prej muajsh ata kanë reklamuar oferta me paga fillestare prej të paktën 14 euro për një orë – që është shumë më e lartë sesa paga minimale e ardhshme prej 12 euro, sa do të jetë në tetor, të paktën për të rinjtë.
Kush ndërron vendet e punës?
Sipas studimit, rreth 27 mijë njerëz kanë kaluar nga gastronomia në industrinë e transportit dhe logjistikës. Pothuajse i njëjti numër ka kaluar edhe në menaxhimin e korporatave, për shembull si sekretarë. Megjithatë, nuk janë vetëm punëtorët që punojnë me pagesa minimale ata që largohen nga punët në hotelieri. Sipas studimit, nga qershori 2020 deri në qershor 2021 janë larguar nga këto punë rreth 60 mijë punonjës – një rënie prej 10.3 për qind.
“Në asnjë fushë tjetër profesionale rënia nuk është kaq e lartë”, analizojnë autoret Anika Jansen dhe Paula Risius.
Në këto fusha vërehet më së shumti ikja e punëtorëve.
“Madje edhe bizneset shumë të preferuara dikur në këtë fushë po detyrohen të mbyllen ose të marrin ditë shtesë pushimi”, thotë Thomas Geppert, drejtor i Shoqatës Gjermane të Hoteleve dhe Restoranteve në Bavari.
Kur perspektivat e punës ishin shumë më të errëta, njerëzit u riorientuan dhe gjetën vende të tjera pune.
“Gjatë krizës së COVID-19, siguria mund të jetë bërë edhe më e rëndësishme për shumë njerëz”, thotë Risius.
Por një rol edhe më të madh kanë luajtur faktorët e ashtuquajtur më të butë, si orari fiks i punës, i cili mund të kombinohet më lehtë me jetën private. Kompanitë që kërkojnë punëtorë duhet të bëhen më tërheqëse – do të thotë të përmirësojnë përputhshmërinë e punës me turne dhe familjes.
“Megjithatë, kjo nuk do ta zgjidhë në tërësi problemin e mungesës së punëtorëve të kualifikuar”, shton ajo.
Politikanët duhet të promovojnë më mirë imigrimin e punëtorëve të kualifikuar. Hoteleria dhe aeroportet janë aktualisht sektorë, ku po kërkohen më së shumti punëtorë, pas heqjes së masave të pandemisë. Përfaqësuesit dhe lobuesit e këtyre fushave po kërkojnë edhe lehtësimin e kushteve për ardhjen e fuqisë punëtore nga vendet jo anëtare të BE-së.
Problemet e mëdha me mungesën e fuqisë punëtore po shihen këto ditë në veçanti në aeroportet gjermane, ku ka pritje të gjata, vonesa dhe anulime të mijëra fluturimeve. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFilloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
Shijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!
Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj
Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt
Pavarësisht premtimit të Trumpit, nuk po ndalet inflacioni në SHBA
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi