Gjermania kërkon vetëm tri pikë ndaj Bjellorusisë, formacionet zyrtare

Bjellorusia dhe Gjermania do të përballen nga ora 20:45 në stadiumin ‘Borisov Arena’, në kuadër të Grupit C të kualifikimeve Euro 2020.
Die Mannschaft janë aktualisht në vendin e dytë me tri pikë të grumbulluara, gjersa bjellorusët janë ende pa pikë, pasi kanë pësuar dy humbje.
Gjermania do të ketë shansin që të bëhet sonte lider i Grupit C nëse e mposht Bjellorusinë, pasi aktualisht aty është Irlanda e Veriut.
Formacioni startues i Bjellorusisë: Gutor, Dragun, Martynovich (C), Shitov, Polyakov, Kovalev, Laptev, Gromyko, Naumov, Maevski.
Formacioni startues i Gjermanisë: Neuer (c) - Ginter, Sule, Tah - Klostermann, Kimmich, Gundogan, Schulz - Reus, Gnabry, Sane.
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































