LAJMI I FUNDIT:

Gjermania i kërkon Belgjikës që t’i mbyllë përkohësisht reaktorët bërthamorë

Gjermania i kërkon Belgjikës që t’i mbyllë përkohësisht reaktorët bërthamorë

Ministrja gjermane i Mjedisit, Barbara Hendricks, i ka kërkuar Belgjikës që t’i mbyllë përkohësisht dy reaktorë bërthamorë për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë

Dy reaktorët bërthamorë të vjetërsuar “Doel 3” dhe “Tihange 2” ishin shkëputur nga rrjeti në vitin 2012, pas që ishin gjetur defekte në muret e enëve të tensionit të reaktorëve.

Por, reaktorët ishin kthyer në sistem prapë pas një viti midis shqetësimeve në Holandë dhe Gjermani.


Hendricks ka thënë se reaktorët duhet të shkëputen nga rrjeti derisa të kryhen hetime më të gjata.

Duke reaguar ndaj një raporti të Komisionit të Pavarur Gjerman për Reaktor të Sigurt, ministri i Mjedisit tha “në njërën anë, raporti thotë se nuk ka tregues konkret se enët e tensionit të reaktorëve nuk do t’i rezistojnë tendosjes; por në anën tjetër, ata thonë se ju nuk mundeni, sipas njohurive të sotme, të jeni të sigurt se ato do t’i rezistojnë çdo tendosjeje të mundshme. Prandaj edhe kemi nevojë për hetime tjera.”

Politikanët holandezë kanë shprehur shqetësime rreth sigurisë së “Doel”, i cili ishte hapur afër kufirit në mesin e viteve 1970 dhe ka katër reaktorë të vjetërsuar. Reaktori i saj më i vjetër u shkëput nga rrjeti javën e shkuar.

Ndërkohë, Gjermani planifikon që t’i fikë të gjithë reaktorët bërthamorë deri në vitin 2022./Gazeta Express/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli merr një ngarkesë amerikane me bomba 900 kilogramëshe, të cilat Biden refuzonte t’ia jepte

Izraeli merr një ngarkesë amerikane me bomba 900 kilogramëshe, të cilat Biden refuzonte t’ia jepte

Azia
Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Evropa
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Agjenti ukrainas udhëtoi në Moskë për të vendosur eksploziv nën radarin anti-dronë

Agjenti ukrainas udhëtoi në Moskë për të vendosur eksploziv nën radarin anti-dronë

Evropa
Tanku rus sulmohet nga artileria ukrainase, nga frika se do të hidhet në erë shkelë ushtarët e vetë

Tanku rus sulmohet nga artileria ukrainase, nga frika se do të hidhet në erë shkelë ushtarët e vetë

Evropa
Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Amerika
Kalo në kategori