Gjermania ka rënë dakord të dërgojë tanke kundërajrore në Ukrainë, njoftoi të martën Ministria gjermane e Mbrojtjes.
Ky veprim, siç shkruan CNN, përcjell Telegrafi, tregon një ndryshim të madh në qasjen e saj për të ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën.
Angazhimi për të ofruar sistemet kundërajrore Gepard u njoftua nga ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht gjatë një takimi të zyrtarëve ndërkombëtarë të mbrojtjes në bazën e Forcave Ajrore të SHBA-së Ramstein në Gjermani.
“Ne vendosëm dje se do të mbështesim Ukrainën me sisteme kundërajrore … që është pikërisht ajo që Ukrainës i duhet tani për të siguruar hapësirën ajrore nga toka”, citohet të ketë thënë Lambrecht gjatë takimit.
Pse ka rëndësi kjo?
Sipas CNN, kjo është hera e parë që Gjermania pranon t’i sigurojë Ukrainës këtë lloj armatimi të rëndë, ndërsa ajo lufton kundër pushtimit rus.
Sistemet Gepard u hoqën nga detyra aktive në Gjermani në vitin 2010.
Gjermania fillimisht i rezistoi thirrjeve për të ofruar armatime për Kievin, duke rënë dakord vetëm për të ofruar ndihmë humanitare dhe pajisje mjekësore.
Kjo qasje ishte në përputhje me politikën dhjetëvjeçare të Gjermanisë për të mos furnizuar me armë vdekjeprurëse zonat e krizës.
Madje, vetëm disa muaj përpara se presidenti rus Vladimir Putin të urdhëronte pushtimin në Ukrainë, qeveria e re e atëhershme gjermane ra dakord të përfshinte politikën kufizuese të eksportit të armëve në marrëveshjen e saj të koalicionit.
Por duke u përballur me presionin nga aleatët dhe publiku gjerman, qeveria u detyrua të rishikonte rregullat.
Nga fundi i shkurtit, kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi se Gjermania do të fillonte dërgimin e disa armëve në Ukrainë, megjithëse në atë moment ai këmbënguli t’i quante ato “mbrojtëse”.
Ai gjithashtu njoftoi se Gjermania do të fillojë të ofrojë më shumë para për forcat e saj të armatosura.
Investimi i parë i tillë u konfirmua publikisht muajin e kaluar kur Gjermania njoftoi se do të blinte 35 aeroplanë luftarakë F-35A të prodhuara nga SHBA. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë