LAJMI I FUNDIT:

Gjermania jep edhe 2 milionë euro për qeverisje të mirë

Gjermania jep edhe 2 milionë euro për qeverisje të mirë

Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Gjermanisë kanë nënshkruar marrëveshjen implementuese për Fazën e IV të Projektit për Qeverisjen e Mirë Financiare.

Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Financave, Bedri Hamza, dhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se Gjermania po vazhdon të ndihmojë shtetin e Kosovës me taksat e saj.


Hamza tha se sot nënshkruan një marrëveshje për fazën e katërt të qeverisjes së mirë vlera e të cilës është 2 milionë euro.

Kjo marrëveshje e bërë 10 vite më parë ka dhënë rezultate të mëdha sa i takon rritjes së llogaridhënies dhe transparencës.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Held tha se fazat e më hershme të kësaj marrëveshje e kanë rritur llogaridhënien e ekzekutivit.

Ai tha se përmes kësaj faze do të vijnë instrumente të tjera që edhe tutje do të kontribuojnë në rritjen e llogaridhënies së ekzekutivit dhe transparencës së parlamentit.

Ambasadori gjerman tha se duhet të punohet më shumë në ATK që të rritet besimi i tatimpaguesve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Kalo në kategori