LAJMI I FUNDIT:

Gjermania hap rrugën për kosovarët, lejohen të gjitha llojet e udhëtimeve

Gjermania hap rrugën për kosovarët, lejohen të gjitha llojet e udhëtimeve

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, ka njoftuar se tashmë kanë hequr kufizimet lidhur me COVID-19, për udhëtimet hyrëse nga Kosova në Gjermani.

Siç njofton Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, nga 4 korriku të gjithë mund të udhëtojnë nëse kanë një vizë të vlefshme.

“Qeveria Federale nga data 04.07.2021 ka hequr  kufizimet e lidhura me Covid 19 për udhëtimet hyrëse për njerëzit me qëndrim në Kosovë. Nga kjo datë, udhëtoni në Gjermani për të gjitha qëllimet e udhëtimit nëse keni përsëri një vizë të vlefshme”, thuhet në njoftim.


Më tej në njoftim thuhet se, qytetarët tani mund të caktojnë terminët për vizat Shengen në Ambasadën Gjermane në Prishtinë.

Kurse, sa i përket dëshmive për COVID-19, Ambasada Gjermane bën të ditur se qytetarët duhet të kenë një test negativ, ose një dëshmi që janë vaksinuar.

“Kërkohet një test negativ, një vërtetim që keni kaluar Covid 19 ose një dëshmi e vaksinimit”.

Ndryshe, për më shumë së 1 vit, kosovarët nuk kanë mundur të aplikojnë për viza në asnjë vend të Evropës, përveç rasteve urgjente./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori