LAJMI I FUNDIT:

Gjermania bëhet për herë të parë me një kryetar komune me origjinë turke

Gjermania bëhet për herë të parë me një kryetar komune me origjinë turke

Në Hanover, kryeqyteti i provincës shtetërore gjermane të Saksonisë së Poshtme, Partia e Gjelbër erdhi në pushtet – pas 70 vjet qeverisje nga Partia Social Demokratike (SPD), me politikanin turk Belit Onay (38) duke u zgjedhur kryetar, i pari i këtij lloji në Gjermani.

Ai raportohet se mposhti rivalin e tij kryesor, Eckard Scholz (47.1 për qind), i cili ishte një kandidat i CDU në raundin e dytë të zgjedhjeve të dielën me 52.9 për qind të votave.

Në intervistën e parë pas fitores, Onay tha për NDR se dëshiron të ishte një “ndërtues ure” duke kontribuar në tejkalimin e ndarjeve në shoqëri, duke njoftuar se do të punonte në konceptin e nxjerrjes së automjeteve plotësisht nga qendra e qytetit Hanover.


Prindërit e Onay erdhën në Gjermani nga Stambolli në fillim të viteve 1970 si punëtorë mysafirë, dhe ai i referohet vetes si një “mysliman liberal”.

Ai u përfshi në politikë pas sulmeve nga ekstremistët e krahut të djathtë ndaj disa familjeve turke në Zolingen në maj 1993, në të cilat u vranë pesë persona.

Ndërsa ishte ende student, ai u anëtarësua në SPD, më vonë u diplomua në shkollën e drejtësisë në Hanover, ku ishte aktiv në Rrethin Demokratik të Krishterë Studentor (RCDS) për t’u bashkuar me Të Gjelbrit në 2008. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori