Autoritetet e Gjermanisë njoftuan se kanë arrestuar një shtetas rus nën akuzat se ka dërguar informacione të ndjeshme nga një universitet gjerman në Moskë.
I dyshuari u identifikua vetëm si Ilnur N. dhe sipas njoftimit ai këtë veprim e ka bërë në këmbim të një pagese.
Zyra e Prokurorit Publik Federal përmes një deklarate më 21 qershor tha se, “i dyshuari kishte punuar për një shërbim sekret rus që nga fillimi i tetorit 2020”.
Më 18 qershor forcat e sigurisë e arrestuan dhe e dërguan në paraburgim, shkruajnë mediet ndërkombëtare.
Njoftohet se ai ka punuar si asistent i hulumtimeve në një universitet gjerman, emri i të cilit nuk u bë i ditur. I dyshuari është takuar me një anëtar të një shërbimi sekret rus të paktën tre herë midis tetorit 2020 dhe qershorit 2021. Sipas prokurorëve, në këmbim të një pagese, ai ka dorëzuar informacione në të paktën dy prej këtyre takimeve.
Në pritje të një padie të mundshme, një gjykatës në Gjykatën Federale ka urdhëruar masën e paraburgimit për të dyshuarin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVuçiq akuzon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë
Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Rusët tentuan sërish të marrin nën kontroll qytetin CHasiv Yar, edhe kësaj radhe dështuan – artileria ukrainase ishte shumë precize
Vuçiq e krahason opozitën serbe “Serbia kundër dhunës” me organizatën e atentatorit të kryeministrit sllovak
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare