Gjermania e ka refuzuar kërkesën për dhënien e provimit të patentë shoferëve në gjuhën shqipe. Edhe procesi i njohjes së patentave do të kërkojë kohë.
Gjermania e ka refuzuar kërkesën për dhënien e provimit të patentave në gjuhën shqipe. Këtë e mësoi Deutsche Welle nga dy ambasadorët e Kosovës dhe Shqipërisë në Berlin, Beqë Cufaj dhe Artur Kuko.
Një vit më parë dy ambasadorët shqiptarë kishin parashtruar një kërkesë në Ministrinë gjermane të Infrastrukturës që provimi i lejeve të drejtimit të automjeteve të jepej edhe në shqip. Kjo kërkesë tashmë është refuzuar, pasi, sipas ambasadorit shqiptar në Berlin, Artur Kuko, do të bënte që edhe shumë shtetas të tjerë të huaj të kërkonin ta jepnin provimin në gjuhën e tyre.
Shqipëria dhe Kosova e kanë shtruar tashmë prej vitit 2018, përkatësisht 2019, kërkesën për një marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit të automjetit. Por deri tani procesi ka ecur shumë ngadalë. Për të dy shtetet pritet te nisë në shkurt faza e sondimit dhe e verifikimit të standardeve të nevojshme të sigurisë së qarkullimit rrugor në vend.
Proces i ndërlikuar
Për njohjen e patentave u fol edhe në takimin e së hënës mes kancelares Merkel dhe kryeministrit shqiptar, siç informoi Rama në një video-mesazh dhe siç e konfirmuan për Deutsche Welle diplomatë të pranishëm në takim. Edhe ministri kosovar i punëve të jashtme Behgjet Pacolli i kishte kërkuar ndihmë homologut të tij gjerman, Heiko Maas, në takimin e tij zyrtar në Berlin, një vit më parë.
Maas tregoi atëherë mirëkuptim për këtë çështje, e cila, siç do të vërente ai – zakonisht nuk është objekt bisedash mes krerëve të diplomacisë dhe premtoi se do të interesohej te ministria përgjegjëse, Ministria e Qarkullimit dhe Infrastrukturës.
Vullneti i mirë politik është njëra gjë, por prapëseprapë, ekspertët mendojnë se procesi i njohjes nuk është thjesht një vendim politik. Ai ka një procedurë specifike në rastin e Gjermanisë.
Sepse përveç federatës, marrëveshja do të duhet të kalojë edhe në tryezën e Konferencës së Ministrave të Infrastrukturës së Landeve Federale. Siç i tha DW-së, Julian Lange, zëdhënësi i ministrisë së Landit të Zarës, i cili në vitet 2019/2020 është kryetar i radhës së Konferencës çështja nuk ka mbërritur ende në agjendën e tyre.
“Ka biseda në nivel ekspertësh, por ende nuk na ka mbërritur asnjë marrëveshje formale nga ana e Ministrisë Federale të Infrastrukturës”.
Kujtojmë se për Maqedoninë e Veriut që nga momenti kur Republika Federale hartoi marrëveshjen dhe ia parashtroi Konferencës së Ministrave dhe derisa marrëveshja u miratua me të vërtetë, kaluan pesë vjet. Procesi i njohjes së patentave mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, ose Kosovës dhe Gjermanisë ndodhet ende në hapat e para, dhe ka shumë të ngjarë që të përfundojë pas shumë vitesh.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë