LAJMI I FUNDIT:

Gjermania jep bursa për nxënësit e gjimnazit të Podujevës për të vijuar studimet jashtë Kosovës

Gjermania jep bursa për nxënësit e gjimnazit të Podujevës për të vijuar studimet jashtë Kosovës

Komuna e Podujevës ka njoftuar se në kuadër të projektit të binjakëzimit me komunën e Velbertit në Gjermani, kanë pranuar ftesën për bashkëpunim në fushën e edukimit, ku ofrohen bursa studimi për gjimnazistët e Podujevës, për studime në Gjermani e Holandë.

“Të gjithë nxënësit e gjimnazit “Aleksandër Xhuvani”, njoftohen që në kuadër të projektit të binjakëzimit të komunës sonë me komunën e Velbertit në Gjermani, kemi pranuar ftesën për bashkëpunim në fushën e edukimit ku për nxënësit e shkollës “Aleksandër Xhuvani”, nga kjo gjeneratë e diplomuar dhe gjeneratat e kaluara do të ofrohen bursa për studime në fushën e edukimit për nivelin fillor”, thuhet në komunikatën për medie të kësaj komune.


Sipas komunikatës, “Projekti do të implementohet nga dy universitete partnere: Kolegji “Berufskolleg Bleibergquelle” në Velbert-Gjermani dhe Universitetin “Stenden” në Meppel- Holandë, që do të thotë se nxënësit përfitues të bursës do të kenë mundësi të studiojnë 2 vite në shtetin e Gjermanisë dhe 2 vite tjera në shtetin e Holandës”.

Bëhet e ditur se bursa që do të ofrohet ka vlerën rreth 830euro/muaj dhe do të vlejë gjatë gjithë  eriudhës së studimeve.

Programi do të zhvillohet në gjuhën angleze dhe kriter i nevojshëm për pranim do të jetë njohuritë e mira të gjuhës angleze.

“Të gjithë të interesuarit duhet të dorëzojnë CV e tyre deri të premten me datën 16.07.2021 në email adresën: lmulliqi@yahoo.com apo në faqen zyrtare të shkollës”, thuhet në komunikatë.

Për të gjithë kandidatët që do të jenë në listën e ngushtë do të realizohet testi dhe intervista nga përfaqësuesit e kolegjit përmes platformave te komunikimit online.

Studimet do të fillojnë në vitin e ri akademik nga muaji tetor.

“Për realizimin e këtij projekti falënderojmë bashkatdhetarin tonë në Velbert, njëherit iniciues i projektit te binjakëzimit z. Rrahman Islami, i cili në vazhdimësi është duke bërë përpjekje që të përfitojmë sa më shumë nga ky projekt si komunë në të gjitha fushat”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori