Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj ka njoftuar se është kontaktuar nga prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë, të cilët siç tha ai e kanë telefonuar për të pyetur nëse është i gatshëm që t’i përgjigjet një ftese eventuale për intervistim nga kjo gjykatë.
Dedaj tha se prokurorët e kanë kontaktuar edhe më herët, ndërkaq telefonata e fundit iu bë gjatë ditës së sotme.
“Unë jam kontaktuar edhe vite më parë nga autoritetet e Gjykatës Speciale. Ata edhe sot më kanë kontaktuar me telefon autoritetet e Gjykatës Speciale, prokurorë të caktuar më kanë pyetur dhe janë interesuar rreth kësaj gjykate. Ku më kanë thirrur, edhe sot, edhe nëse më thirrin nesër, edhe jam i gatshëm në çdo kohë të ju përgjigjem, por kamë dëshirë dhe kërkoj prej tyre që së pari të më japin një përgjigje se kush m’i ka vra 12 anëtarët e familjes sime, kush e ka bërë masakrën në Meje, kush i ka bërë 400 masakra në Kosovë, kush ka bërë 20 mijë dhunime në Kosovë. Këto nuk i ka bërë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, është ushtri që ka bërë një luftë të drejtë, një luftë vetëmbrojtëse. Na nuk kemi shkuar të luftojmë në Serbi, na e kemi mbrojtur pragun e shtëpisë, e kemi mbrojt nderin e kemi mbrojt familjet tona”, thotë Dedaj.
Dedaj tha se prokurorët e kanë pyetur edhe nëse ka shqetësime apo nëse po kërcënohet nga dikush.
“Ata kanë kërkuar të dinë nëse jam i gatshëm të përgjigjem ndonjë ftese eventuale, ndonjë ballafaqimi, ndonjë interviste. Edhe unë ju kam thënë që në çdo sekondë, minutë, në çdo ditë jam i gatshëm sepse kur je i pastër edhe si Kosovë edhe si UÇK, se UÇK-ja është aleate e NATO-s. Ne jemi viktima, tendencat ruso-serbe, edhe tendencat e një gjykate politike, për t’i barazuar krimet serbe me viktimat e Kosovës, është komplet johumane. Kanë pyet a kam shqetësime, kërcënime. Mund të jem edhe si dëshmitar edhe jam i gatshëm, është nder për mu sepse e dëshmoj luftën e pastër të UÇK-së. Familja ime ka pasur dëshmitarë në gjyqin kundër Millosheviqit, janë ballafaquar me të”, tha Dedaj në RTK.
Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut tha se nuk është marrë në pyetje, por se u ka bërë të qartë prokurorëve se është i gatshëm për të dëshmuar në çdo kohë.
“Sipas mendimit tim, personal, është një proces shumë i padrejtë. Nuk jam marrë në pyetje, jam kontaktuar dhe kanë kërkuar disa çështje nga unë. Vetëm jam i kontaktuar, por unë jam i gatshëm edhe nëse më ftojnë që të shkojë sepse unë kam çka me fol. Unë kam me kërkuar nga Gjykata Speciale që të zbardhen krimet edhe gjenocidi serbë në Kosovë, sepse serbët kanë bërë krime e gjenocid në Kosovë dhe masakra nëpër gjithë Kosovën, duke përfshirë edhe familjen time, ku sot e kësaj dite askush nuk ka dhënë përgjigje dhe askush nuk është dënuar për masakrën e Mejes, ku janë vrarë rreth 400 shqiptarë brenda dy orëve me 27 prill 1999”, tha Dedaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës