LAJMI I FUNDIT:

Gjërat të cilat nuk bën assesi t’i flisni për ish-partnerin

Gjërat të cilat nuk bën assesi t’i flisni për ish-partnerin

Jeni ndarë? Nuk është me rëndësi se kush është fajtori, mos e përgojo

Seksi ka qenë i tmerrshëm

Pos nëse ka qenë krejtësisht i ngathët dhe statik gjatë marrëdhënieve seksuale, vlerësimi për performancën e tij mund të jetë goxha subjektiv. Madje edhe nëse përfundon derisa keni thënë fjalën seks, ndërkaq paraloja për të është vetëm një fjalë e rëndomtë, mbajini përshtypjet vetëm për veten tuaj, transmeton Telegrafi.

Ka qenë koprrac

Nëse ish-partneri juaj ka konsideruar se është dashur të shpenzosh shumë më pak sesa ju keni dëshiruar, kjo nuk do të thotë se ka qenë koprrac. Do të kuptoheni si sponsoruese nëse ankoheni për gjendjen e tij financiare.

Të gjitha i bënte në mënyrën e gabuar

Çdo gjë që ka menduar, ka folur dhe ka bërë ka qenë e gabueshme. Edhe pse jeni ndarë, nuk duhet të harroni të gjitha ato momente të bukura të kaluara me të dhe gjërat e mira të cilat i ka bërë ai. Nëse ndokush nga miqtë tuaj kujtohet për momentet e bukura të lidhjes suaj, merrni frymë thellë para se diçka “shpërtheni” me kritikat për ish-partnerin.

Është sjellë si idiot gjatë tërë kohës

Në rregull, mirëpo për ç’arsye atëherë keni qenë me të me muaj të tërë, madje edhe me vite? Është me rëndësi të përkushtoheni nganjëherë dhe të gjeni shenjat e vërejtjeve të cilat nuk i keni përdorur në atë lidhje.

201604181232_52545_

Akoma e dashuroni

Të gjithë neve në jetë së paku njëherë në jetë na është thyer zemra dhe të gjithë kemi përjetuar ndarjet e dhembshme. Nëse të tjerëve u flisni se e dashuroni akoma, procesi i shërimit të vuajtjeve do të zgjasë edhe më shumë. Silluni sikur çdo gjë është në rregull, edhe pse nuk është ashtu.

I tregoni gjërat të cilat ju ka treguar duke ju besuar plotësisht

Pa marrë parasysh se si ka përfunduar lidhja juaj, është fakt që me atë person keni qenë në lidhje intime. Shpesh mendojmë që betimi për të heshtur pushon kur edhe lidhja ndërpritet. Mirëpo, mbajini ndjenjat tuaja në mënyrë që të mbroni integritetin tuaj dhe në mënyrë që edhe të tjerët të mund t’ju besojnë.

Ua tregoni të tjerëve gjërat të cilat do ta turpërojnë plotësisht

Nëse jeni të gatshëm të flisni për gjëra që e turpërojnë ish-partnerin, çfarë do të mendoni se do të mendojnë miqtë tuaj apo partneri juaj i ri?

Karakteristikat pozitive të cilat i keni dashuruar te ish-partneri

Nga ana tjetër, disa persona duan të flasin për karakteristikat e mira, të cilat i posedojnë ish-partnerët: lidhur me atë se si kanë qenë mjeshtër të vërtetë për disa gjëra, se si ju kanë bërë dhurata të shumta, se si ju kanë bërë që të ndiheni të veçantë, etj. Nëse dëshironi të mirën vetes apo lidhjes të cilën pikërisht jeni duke e ndërtuar, më mirë është të mos flisni për gjëra të tilla. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Lifestyle
Kalo në kategori