Miliona amerikanë kanë hedhur tashmë votat në zgjedhjet e mesmandatit, personalisht ose përmes postës.
Ndërsa, miliona të tjerë pritet ta bëjnë këtë sot, e martë, në vendvotimet përkatëse të tyre.
Ja çfarë duhet të dini për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, që do të vendosin se kush do ta kontrollojë Kongresin amerikan nga janari.
Cilat gara janë në fletëvotime?
Secila ulëse në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së është në garë këtë vit, bashkë me rreth një të tretën e ulëseve të Senatit.
Në garë është kontrolli i të dyja dhomave të Kongresit, ndërsa aktualisht ato janë nën udhëheqjen e demokratëve.
Këtë vit, votuesit në shumicën e shteteve gjithashtu do të zgjedhin guvernatorë.
Ata do të fillojnë mandatin e tyre në vitin 2024, kur do të zhvillohen edhe zgjedhjet presidenciale të radhës dhe mund t’i ndikojnë ligjet e zgjedhjeve apo të certifikatave për votim.
Gjithashtu, në zgjedhje po garojnë edhe shumë zyrtarë legjislativë shtetërorë dhe nga autoritetet lokale.
Si bëhet votimi?
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë një sistem tejet të decentralizuar të zgjedhjeve, pasi që zyrtarë lokalë janë përgjegjës për mbarëvajtjen e votimeve dhe numërimin e rezultateve, ndërsa shtetet i certifikojnë ato.
Jo të gjitha shtetet votojnë në të njëjtën mënyrë. Disa votojnë vetëm me fletëvotime përmes postës, ndërsa disa kanë sisteme të përziera mes votave përmes postës dhe atyre në vendvotime.
Disa shtete kanë edhe periudha kohore ku qytetasit mund të hedhin votat e tyre para ditës së zgjedhjes.
Sa mund të zgjasë procesi?
Nuk ka ndonjë agjenci federale qeveritare që tregon se kush i ka fituar zgjedhjet menjëherë dhe shtetet e ndryshme i numërojnë fletëvotimet në periudha të ndryshme kohore.
Kjo do të thotë se mund të marrë më shumë kohë për ta shpallur fituesin në disa vende.
Në kohëzgjatjen e shpalljes së fituesit mund të luajnë rol edhe rregullat e ndryshme se kur bëhen rinumërimet apo balotazhet potenciale.
Disa shtete, si Pensilvania dhe Uiskonsini, nuk i lejojnë zyrtarët t’i numërojnë dhe verifikojnë votat e hedhura përmes postës deri në ditën e zgjedhjes.
Ndërsa, disa shtete lejojnë edhe një periudhë kohore edhe pas ditës së zgjedhjes për verifikimin e fletëvotimeve që janë dorëzuar në postë para këtij afati.
Kjo nënkupton se fituesi i secilës garë nuk pritet të zbulohet qysh në natën e zgjedhjeve.
Agjencia e lajmeve Associated Press raporton për fituesin kur vlerëson se është një fitues i qartë.
Por, sipas ekspertëve, asnjë shtet nuk do të publikojë rezultate përfundimtare qysh në natën e zgjedhjeve, gjë që nuk është bërë ndonjëherë në historinë moderne.
Cilat janë rezultatet e mundshme dhe çfarë pasoja mund të kenë?
Demokratët dhe republikanët mund ta ndajnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, ose një parti mund ta marrë kontrollin e të dyja dhomave.
Demokratët e kanë udhëhequr Dhomën e Përfaqësuesve që nga zgjedhjet e vitit 2018, të mbajtura gjatë administrimit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
Republikanët pritet ta fitojnë Dhomën e Përfaqësuesve shkaku i zhgënjimit të votuesve me gjendjen ekonomike dhe ndarjen e distrikteve.
Dhoma e udhëhequr nga republikanët do ta pengonte agjendën e presidentit Joe Biden.
Ndërsa, kontrolli i Senatit, të cilin demokratët e udhëheqin me një epërsi të vogël, është ende i paqartë.
Bëhet fjalë për procese si shtyrja para e legjislacioneve dhe nominimeve presidenciale, si gjykatës apo zyrtarë të kabinetit.
Si shef ekzekutiv, Biden megjithatë posedon fuqinë e vetos, pavarësisht se kush e merr kontrollin e Kongresit. /rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin “objektivat e buta” ruse
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre