Rama me sa duket e ha dhe e shijon shumë shalqirin. Aq shumë sa, edhe kur duhet të bëjë nënvizime të rëndësishme gjeopolitike, ai nuk ndahet dot nga shalqiri. Edhe në Prishtinë, ndonëse u përpoq të mos merrej me shalqirin e Konispolit që zbukuron pemëtoret e Beogradit, si ilustrim pse duhet Open Balkan, ai përsëri nuk ia doli.
Me studentët në Prishtinë, ai, në zjarrminë e shpjegimeve gjeopolitike, për t’i dhënë kuptimin e thellë ekonomik të domosdoshmërisë së Open Balkanit, përmendi përsëri shalqirin e Konispolit. Freskinë që ai shalqi duhet të ketë për të mbërritur, në pemëtoret e Beogradit, pa pengesa kufitare dhe doganore ndërballkanike.
Mirëpo, arroganca e Vuçiqit për ca targa makinash rrëfeu se sedra serbe nuk pranon as edhe një gërvishtje. Ndërkohë që “reciprociteti” e acaron pa masë. Sepse Beogradi ndihet i fyer, vetëm nëse e trajtojnë si të barabartë, edhe për ca targa makinash që shqiptarët nuk paskan të drejtë të kërkojnë në territorin e tyre. Sepse qartazi, sipas serbit, shqiptarët, nuk janë në territorin ne tyre, por në tokë serbe.
Tani është e kuptueshme që në këtë gjendje, kur kërcasin zinxhirët e tankeve, të rikujtosh gjeopolitikën e “shalqirit të Konispolit” si “levë shtytëse” apo argument shpjegues të Open-ballkanërisë, bëhet qesharake. Dhe, e dhimbshme në të njëjtën kohë, sepse rrëfehet kësisoj se si Kryeministri ynë, Kryeministri i Kullave me shumë kate, mbetet në katin përdhes të gjeopolitikës.
Pranda,j, dhe me sa duket, studentja kosovare, në takimin që Kryeministri ynë i kullave të larta që po mbysin Tiranën bëri me të rinjtë në Prishtinë, ajo i foli ëmbël, po krejt pa lidhje, me temat e mprehtë. Studentja gjeniale, me emrin Elvira apo diçka e tillë, e stigmatizoi thelbin e Ramës: “Desha me thanë se, sa herë që del në TV je ikonë e modës… Pyetje nuk kam!”…
Në të vërtetë që pyetjet për Ramën duken se kanë mbaruar në Kosovën martire. Sepse, kur kërcasin zinxhirët e tankeve serbe në Kosovë, nanat sytë i kanë drejt djemve dhe çikave të tyre, që mund të përballen me një konflikt të ri. Të tjerat janë fjalë të cilat Kryeministri i Kullave të larta po i ujdis gjithmonë e më përtueshëm dhe gjithmonë e më “sajueshëm”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëHarry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës