Olivier Guerot, ambasador i Francës në Kosovë në një intervistë ekskluzive për Telegrafin ka folur për ndalimin e dinarit serb në Kosovë, gjersa theksoi se duhet të ketë një “periudhë të mjaftueshme tranzitore dhe që kjo temë të diskutohet në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Guerot në intervistën për Telegrafin thotë se i vjen keq që vendimi nuk ishte konsultuar paraprakisht.
Ai po ashtu, ka folur për zhvillimet e fundit në vend, Asociacionin e komunave me shumicë serbe, anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
“Ashtu sikurse partnerët tanë, ne bëjmë thirrje që të vendoset një periudhë e mjaftueshme tranzitore dhe që kjo temë të diskutohet në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dëshirojmë që autoritetet kosovare të marrin parasysh sa më shumë efektet që kjo mund të ketë për qytetarët që u përkasin pakicave, serbëve të Kosovës, por jo vetëm. Ne i kushtojmë vëmendje të veçantë karakterit multietnik të Kosovës dhe të gjitha garancive që duhet të kenë pakicat. Këto garanci duhet të zbatohen konkretisht dhe duhet të ushqehet dialogu mes komuniteteve dhe qeverisë.
Kjo është një çështje kyçe lidhur me kërkesat për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian. Na vjen keq që ky vendim duket se nuk ka qenë objekt i konsultimeve paraprake para publikimit të kësaj rregulloreje të re. Është e rëndësishme që qytetarëve të interesuar t’u ofrohen alternativa konkrete dhe praktike në mënyrë që përditshmëria e tyre të mos ndikohet negativisht, qoftë edhe përkohësisht. Është kjo periudhë konsultimesh që dëshirojmë ta shohim të hapet me zbatimin e rregullores së re për përdorimin vetëm të euros, vetëm në fund të saj, për shembull pas disa muajsh, pasi të zbatohen aranzhimet/marrëveshjet e nevojshme. Dispozitat e tjera të saj në lidhje me falsifikimin nuk paraqesin të njëjtat vështirësi”, tha ai.
Ambasadori francez në Kosovë ka folur edhe lidhur me deklaratat se Kushtetuta e Kosovës parasheh vetëm një valutë.
“Kushtetuta parasheh në nenin 11 të saj qarkullimin e një valute të vetme në Kosovë. Ne e njohim mirë këtë Kushtetutë, sepse siç e dini, ne e përkrahëm pavarësinë e Kosovës dhe ishim ndër të parët që e njohëm shtetin. Rregullorja sjell progres edhe në çështje të rëndësishme si lufta kundër financimit të krimit të organizuar dhe transparencë më e mirë e qarkullimeve financiare. Dhe gjithashtu dua të kujtoj se ne mbështesim qartë pavarësinë e Bankës Qendrore. Ajo është një element themelor i demokracive tona perëndimore dhe është në qendër të acquis evropiane.
Do të doja të sqaroja se mënyra se si zbatohet rregullorja i takon qeverisë dhe jo Bankës Qendrore. Nuk shoh asgjë në Kushtetutë që do t’i pengonte autoritetet e Republikës së Kosovës që të bëjnë konsultime të gjera para se të ndërmarrin masa që konkretisht ndikojnë në jetën e qytetarëve të caktuar”, tha ai.
Sipas tij, konsultimi duhet t’i paraprijë zbatimit.
“Është shumë e preferueshme të shmangni marrjen e vendimeve të tilla të rëndësishme pa përgatitje, informim dhe propozim të alternativave. Pushteti publik në një demokraci evropiane nuk është vetëm fuqia për të imponuar ose ndaluar, por është gjithashtu fuqia për t’i bërë të pranueshme ndryshimet nga një popullatë e ngritur/vetëdijësuar/edukuar që respekton rregullat e përbashkëta. Zgjidhjet ekzistojnë. Konkretisht, dialogu ofron një kornizë të përshtatshme për gjetjen e tyre dhe diskutimin me autoritetet kompetente të Serbisë. Për më tepër, nëse do të kishim një asociacion të komunave me shumicë serbe, një pjesë e problemit tashmë mund të ishte zgjidhur, sepse është pikërisht një nga qëllimet e asociacionit që financimi i Serbisë të bëhet transparent dhe i gjurmueshëm për të mirën e sistemit arsimor dhe shëndetësor”, tha ai më tej.
Diplomati francez po ashtu ka folur edhe për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai tha se Franca mbështet plotësisht statutet e propozuara për asociacionin të bëra nga BE-ja dhe sipas tij ky propozim është në përputhje me kornizën ligjore kosovare dhe garanton institucionet funksionale.
“Kosova ka marr angazhime për themelimin e këtij asociacioni që nga viti 2013 dhe është koha e fundit që të ecim përpara në bazë të këtij projekti shumë të mirë dhe me mbështetjen e partnerëve të Kosovës. Ne duam të njëjtën gjë si Kosova: një vend që funksionon dhe zhvillohet për të mirën e të gjithë qytetarëve të saj. Dhe e duam atë tani”, tha ai.
Sipas ambasadorit Guerot Kosova ka shumë për të fituar nga dialogu dhe se marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit përbëjnë një hap të madh përpara që Kosova dhe qytetarët e saj kanë shumë interes për ta zbatuar.
Ai potencon se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është i domosdoshëm sepse edhe pse koha kalon, gjeografia nuk ndryshon.
“Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i rëndësishëm për këto dy vende, por edhe për anëtarësimin tuaj në Bashkimin evropian, të cilit Kosova synon t’i bashkohet. Këto marrëveshje Bruksel-Ohër ofrojnë mbështetje të konsiderueshme për Kosovën dhe zhvillimin e saj socio-ekonomik. Populli i Kosovës dëshiron perspektivë më të mirë për veten, për fëmijët dhe kjo është pikërisht ajo që ne po ua ofrojmë”, tha ai.
Diplomati nga Franca është përgjigjur edhe rreth asaj nëse priten të hiqen masat sanksionuese ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian dhe a do të ndikojnë zgjedhjet në BE në dialogun Kosovë – Serbi.
“Ju referoj në deklaratën evropiane të Bratislavës më 3 qershor: jo të gjitha kushtet janë përmbushur. Është e rëndësishme që shpejt të bëhen përpjekjet e nevojshme, po mendoj në veçanti organizimin e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, në mënyrë që në raportin e ardhshëm të BE-së të shihet se janë plotësuar kushtet për heqjen e masave.
Ka një dritare mundësie për t’u shfrytëzuar përpara rinovimit të institucioneve evropiane. Kjo do t’i mundësonte ekipit të ardhshëm të fokusohet në çështje të tjera të rëndësishme për Kosovën. Dinamika aktuale e zgjerimit është një mundësi për t’u shfrytëzuar. Kosova e ka vendin e saj brenda BE-së dhe tani është koha për të bërë përpjekjet e nevojshme për ta konfirmuar atë”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Betim Reçica dhe tre zyrtarët tjerë lirohen nga akuza për korrupsion lidhur me tenderin për Autostradën e Gjilanit
QKRMT: Kosova nuk ka institucion të veçantë për paraburgimin e personave me çrregullime mendore
Në Komunat Dibër dhe Qendër Zhupë sot të drejtën e votës duhet ta realizojnë 81 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'