Ushtaraku më i lartë me gradë i ushtrisë shqiptare, Gjenerallejtënant Arben Kingji ika deklaruar se reformimi i ushtrisë shqiptare sipas kritereve të NATO-s, procesi i rekrutimit,modernizimit, investimet në infrastrukturë, logjistikë, pajisja me armët moderne si dhe situata rajonale dhe ajo botërore ishin disa prej çështjeve që u prekën në këtë intervistë nga Gjenerallejtënant Arben Kingji.
Duke folur në RTSH për gatishmërinë e ushtrisë shqiptare të diktuara dhe nga situata në rajon por dhe ajo e luftës në Ukrainë, Kingji deklaroi se “ situata e sigurisë paraqet disa sfida për kohën. Forca e Armatosura të Shqipërisë edhe në kuadër të NATO-s, por dhe në bashkëpunimin bilateral, kemi bërë disa donacione për forcat ushtarake të Ukrainës. Qofshin këto trajnime apo donacione të tjera të cilat janë të koordinuara me komandën qendrore të NATO-s. Duke pasur parasysh kapacitetin që kemi, ka qenë një kontribut shumë i madh në këtë drejtim për ti ardhur në ndihmë Ukrainës”.
Në këtë kuadër, tha ai, Forcat tona të Armatosura (FA) kanë pësuar një reformim të gjerë.
“Kemi kaluar të gjitha dokumentat strategjik, sikurse është Strategjia Ushtarake, Plani i Zhvillimit Afatgjatë. Jemi në proces rishikimi të ligjit për Kontrollin Strategjik të FA-së. Kemi miratuar së fundmi në Parlament dhe ligjin për Karrierën ushtarake dhe të gjitha këto janë reforma të thella duke ndryshuar dhe FA në strukturë duke krijuar disa njësi të reja dhe kemi rritur kapacitetet”
Gjenerali në këtë kontekst tregoi për RTSH-në se janë krijuar element të tjetër të mbrojtjes Kundërajrorë që prej shumë vitesh nuk kanë ekzistuar.
“Kemi rritur dhe fuqinë e zjarrit. Jemi në proces të blerjeve të armëve. Proceset e reformimit dhe modernizimit kërkojë kohë dhe me miratimin e dokumenteve strategjike ne po bëjmë investime në këtë drejtim”.
Jo vetëm për blerjen e pajisjeve, u shpreh Gjenerallejtënant Arben Kingji por dhe për bërjen e infrastrukturës së nevojshme që lidhem shto ai “ me infrastrukturën me garnizone ushtarake, infrastrukturën për trajnime. Jemi duke krijuar poligone të reja duke u përshtatur me sfidat e së ardhmes.
Çështja e mbrojtjes dhe sigurisë nuk është vetëm çështje ushtarake thekson ushtaraku më i lartë në gradë në vendin tonë- duke theksuar se kjo është çështje e gjithë institucioneve shtetërore. Nuk mund të themi qe e ka për detyrë vetëm ushtria që duhet të përgjigjet por janë një sërë elementësh që ndihmojnë në sigurinë dhe mbrojtjen e shtetit.
Në fillim të vitit të të ri do të nis aplikimi i ligjit të ri për Rezervistët.
“Në 2025 do të filloi implementimi i këtij ligje me element mbështetës të luftimit. kjo do të thotë që do krijohen element që do të jenë të ndërveprueshëm me aktiv. Sipas kërkesave nga vendet aleate, kërkohet që këtë forcë rezervistes ta kemi jo më pak se 20% të forcave aktuale. Ne kemi parashikuar në një numër total prej 2100. Sipas strategjisë që parashikohet, buxhetet janë ndarë me kategori dhe kjo parashikohet deri në 2030 dhe mendohet që në këtë vit kjo strukturë të jetë e kompletuar në të gjitha kompanitë që do shërbejnë në Forcës Rezervistë. Për 2025 ne kemi buxhetor dhe kemi projektuar një kompani e cila do ti bashkohet Forcave të Armatosura. Shërbimi ushtarak rezervist shërben për të siguruar individë të trajnuar, me qëllim kompletimin e strukturës së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, ruajtjen e nivelit të gatishmërisë dhe operacionalitetit të kërkuar, rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes, të nevojshme në rastet e përkeqësimit të gjendjes së sigurisë, si dhe për plotësimin e detyrimeve kombëtare, në kuadër të NATO-s, operacioneve në përgjigje të krizave, operacioneve të mbështetjes së paqes e të sigurisë rajonale e globale, si dhe operacioneve të emergjencave civile.”.
Duke folur për pajisjen e ushtrisë shqiptare, gjenerali tha se si hapi i parë do të kemi ndonjë element me krah fiks fillimisht për emergjencat civile dhe element zbulimi dhe më vonë do na i kërkojë kohë për avion ne krah fiks sepse baza e Kuçovës është e shkëlqyer.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos