Kuvendi i Komunal i Deçanit në mbledhjen e mbajtur sot, me propozimin e kryetarit të kësaj komune, Bashkim Ramosaj, me përkrahjen e të gjitha partive, shpalli gjeneral brigade të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John C. Boyd “Qytetar Nderi i Komunës së Deçanit”.
Ky nderim, ushtarakut amerikan iu bë në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë në luftën e Kosovës, mbështetjen dhe fuqizimin e shtetësisë së saj dhe përkrahjen e Kosovës në integrimet euroatlantike.
Dorëzimi i këtij vendimi, gjeneralit amerikan iu bë në një ceremoni të veçantë ku morën pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, si dhe përfaqësues të tjerë nga qeveria qendrore e lokale si dhe FSK-ja.
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes gjeneralit Boyd, shprehu mirënjohjen për të gjithë ushtarakët e SHBA-ve dhe NATO-s, të cilët sipas tij, promovojnë paqen dhe garantojnë sigurinë botërore.
Duke kujtuar problemet e paraluftës dhe pasojat pas saj, Ramosaj tha se Deçani po mundohet të tejkalojë vështirësitë në të cilat ka hasur në të kaluarën dhe të ketë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik bazuar në resurset e kësaj komune.
“I nderuar gjeneral, komuna jonë dhe qyteti yt tashmë, që nga themelimi ka pasur një ecje të vështirë përgjatë sistemeve të kaluara, si paraluftës ashtu edhe pas çlirimit, duke iu pamundësuar që të ketë konceptin e vet të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm. Në kohën e fundit, jemi të fokusuar si në nivelin lokal ashtu edhe qendror me përkushtim të përbashkët t’i japim zgjidhje konceptit zhvillimor që për ne është parësor që të jetojmë në një standard më të lartë duke shfrytëzuar resurset dhe potencialin që komuna jonë ka”, delaroi Ramosaj, përcjell KP.
Pas pranimit të dekorimit si “Qytetar Nderi i Deçanit”, gjenerali amerikan, John Boyd, u shpreh shumë falënderues, duke thënë se nuk do të harrojë asnjëherë këtë ditë, që sipas tij, i jep një vule miqësie të përjetshme me Deçanin.
Gjenerali, duke përmendur angazhimin e fundit së bashku me zjarrfikësit e këtij qyteti, tha se KFOR-i ka një bashkëpunim të shkëlqyer me institucionet lokale për të garantuar sigurinë për të gjithë qytetarët. Ai mbështeti fjalën e Ramosajt, kur tha se Deçani duhet të përqendrohet në zhvillim ekonomik në mënyrë që të rinjtë të mos të largohen nga vendi.
“E çmoj shumë qëndrimin tuaj për t’u fokusuar në zhvillimin ekonomik, sepse aty duhet të përqendroheni ju dhe qeveria qendrore në mënyrë që të krijohet mundësia që të shfrytëzohen potencialet e këtij vendi dhe të rinjtë të ecin përpara në vendin e tyre”, u shpreh gjenerali Boyd.
Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se vendimi për të shpallur gjeneralin Boyd qytetar nderi është një vendim i qëlluar dhe fisnik i Komunës së Deçanit.
Duke folur për miqësinë mes Kosovës dhe SHBA-ve, që është edhe vendlindja e gjeneralit të dekoruar, Haradinaj tha se populli duhet të luaje pjesën e tij për të ruajtur këtë miqësi e që sipas tij, këtë e bëjmë duke respektuar komunitetet pakicë që jetojnë në Kosovë.
“Një mënyrë për të shpërblyer përkrahjen e madhe që Amerika i ka dhënë Kosovës është që të qeverisim mirë, të krijojmë vendet e punës, por një tjetër mënyrë është që të respektojmë komunitetet e tjera etnike që jetojnë në Kosovë, duke filluar nga serbët, turqit, romët, ashkalinjtë, boshnjakët, goranët, egjiptas dhe kushdo që jeton në vendin tonë. Të respektojmë vlerat dhe diversitetin fetar dhe të sillemi si një zot shtëpie që di të nderojë shtëpinë e tij se kështu edhe miku ndihet i nderuar. Jam i bindur se nuk do t’i zhgënjejmë miqtë tanë me punët që do t’i kryejmë në Kosovë”, tha Haradinaj.
Shefi ekzekutivit kosovar tha se populli i Kosovës e ka vendosur të jetë përkrah SHBA-ve dhe vlerave që përfaqëson Uashingtoni./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Peci: Me arrestimin e zv.drejtorit të Policisë të Kosovës, Serbia ka bërë një autogol të madh
Kurti takoi nënkryetaret e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Leposaviqit, flasin për regjistrimin e popullsisë
Fillon fushata për zgjedhjet kuvendare, elektrizohet skena politike në Maqedoninë e Veriut
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi