LAJMI I FUNDIT:

Gjeneralët turq arrestohen në Dubai

Gjeneralët turq arrestohen në Dubai

Dy gjeneralë turq me shërbim në Afganistan gjenden në burg në Dubai për shkak se dyshohen se kanë lidhje me pucin e dështuar në Turqi.

Komandanti i forcave turke në Afganistan, gjeneral Mehmet Cahit Bakir dhe gjenerali Sener Topuk gjenden në burg në aeroport në Dubai i ka thënë AFP-së një zyrtar turk.


Gjeneralët janë arrestuar në vazhdën e bashkëpunimit me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqisë pas pucit të pasuksesshëm më 15 korrik.

Ky është arrestimi i parë i oficerëve të lartë jashtë Turqisë.

Agjencia shtetërore turke Anadoly bën të ditur se sot po ashtu është arrestuar guvernatori i Stambollit Hysein Avni Mutlu, po ashtu është arrestuar.

Më shumë se 13 mijë persona në mesin e të cilëve rreth 100 gjeneralë janë arrestuar pas dështimit të puçit.