Autoritetet e Bosnjë-Hercegovinës nuk kanë gjetur ende ndonjë zgjidhje për mijëra refugjatë, sa janë grumbulluar në kufirin me Kroacinë. Ndërkohë që numri po shtohet nga dita në ditë.
Sa migrantë ka aktualisht në Bosnjë-Hercegovinë, në afërsi të kurfirit me Bashkimin Evropian, nuk e di askush.
Dihet vetëm, se janë me mijëra dhe se shumë prej tyre janë të sëmurë. Është vetëm çështje kohe se kur do të shpërthejë hapur pakënaqësia dhe gjendja të përshkallëzohet.
Kapacitetet për pranimin e refugjatëve në Bosnjë-Hercegovinë (B-H) janë mbushur kaherë.
Me 15 nëntor skadojnë edhe kontratat për dy qendrat më të mëdha të refugjatëve – Bira dhe Miral në Bihaq dhe Velika Kladushë, të nënshkruara me Organizatën Ndërkombëtare për Migrime (IOM). Rreth 2000 migrantë duhet të largohen nga këto vende deri nga fundi i vjeshtës.
“Qendrat e tanishme nuk kanë pasur kurrë pëlqimin tonë. Ato duhet të mbyllen dhe të transferohen në vende të pabanuara”, thotë Mustafa Ruzhniq, kryeministër i kantonit Una-Sana, në afërsi të kufirit me Kroacinë, ku bëjnë pjesë edhe qytetet Bihaq dhe Velika Kladusha. Migrantët duhet të zhvendosen në vende të tjera, ndër to edhe në Vuçjak.
Sëmundje të shumta – pa mjekime
Situata në qendrën Vuçjak është alarmante. Në disa tenda janë vendosur rreth 800 njerëz, shumica nga Siria, Pakistani dhe Afganistani.
Nuk ka rrymë, nuk ka ujë të pijshëm. Shumë prej tyre kanë sëmundje infektive, hepatitis dhe infektime të tjera. Aktualisht vetëm dy herë në javë vjen këtu mjeku për vizitë – vetëm dy orë. Një pjesë e spitalit në Bihaq është hapur për rastet më të rënda, por shumë migrantë nuk mund të marrin trajtim mjekësor, për shkak të kapaciteteve të vogla.
Organet lokale të mbrojtjes nga katastrofat thonë, se në rajonin e kufirit me Kroacinë janë vendosur edhe mijëra migrantë të tjerë, të cilët çdo natë përpiqen të kalojnë nga B-H në Kroaci – të futen në territorin e Bashkimit Evropian. Shumë pak prej tyre vërtet ia dalin. Të tjerëve organet kroate ua marrin paratë, telefonat dhe këpucët. Disa prej tyre edhe i rrahin. Dhe më pas i kthejnë në B-H. “Push Backs” quhet kjo, që sipas të drejtës evropiane dhe ndërkombëtare është juridikisht ilegale.
“Unë kam provuar shtatë herë të dal andej dhe nuk do të heqë dorë”, thotë një migrant nga Pakistani. “Kushtet për jetë këtu janë katastrofale, një kohë të gjatë nuk kemi pasur as ujë për pije, ndërsa mbeturinat nuk i ka hequr askush. Pse po na trajtojnë kështu, edhe ne jemi njerëz si ju? Pse nuk po na ofron askush vendstrehim për kohë që jemi këtu? Askush nuk do që të mbetet këtu përgjithmonë.”
Mundësitë e kufizuara
“Ne u kemi dhënë migrantëve batanije dhe thasë për fjetje, ato që kemi pasur”, thotë Selam Mixhiq, nga autoritetet e Bihaqit për mbrojtje në situatat e katastrofës. “Problemi është se çdo ditë këtu në Vuçjak vijnë njerëz të tjerë. Kushtet janë shumë të këqija. Koha është e ftohtë, ka lagështi dhe shumë të sëmurë. Mundësitë tona janë të kufizuara. Kampi duhet të mbyllet sa më parë”.
Zyrtarisht nuk ka shifra për numrin e migrantëve në B-H. Por vlerësohet se këtu janë rreth 7.000 persona – rreth 5.000 prej tyre në kantonin Una-Sana. Deri këtu ata kanë mbërritur përmes Turqisë, Greqisë, Serbisë e deri në B-H. Ata kanë kaluar lumin Drina afër Loznicës. Nuk dihet se sa prej tyre janë mbytur në lum gjatë përpjekjes për të kaluar lumin. Por në këtë rajon është shtuar numri i varrezave me emrin “NN”. Në varreza shkruan vetëm një datë.
Stacioni i parë ku vijnë ata është qyteti Tuzla. Por edhe autoritetet atje janë të mbingarkuara. Shumë migrantë në Tuzlë flenë në rrugë. Asnjë prej tyre nuk dëshiron të mbetet këtu. Migrantë ka edhe në vende të tjera të B-H, por më pak. Në një fshat në jug të B-H është vrarë një marokan, gjatë përpjekjes për t’u futur në një shtëpi të pabanuar. Netët në B-H janë shumë të ftohta. Ndërsa dimri po vjen.
Para ka, por askush nuk do t’i pranojë migrantët
Shkaku i dështimit të autoriteteve të B-H që të përballen me problemin e migrantëve është mungesa e koordinimit mes autoriteteve qendrore dhe lokale në vend. Thuhet se para për ndihma ka, por nuk ka marrëveshje, se si të zgjidhet ky problem. Për momentin asnjë komunë apo bashki nuk do t’i pranojë ata në territorin e vet.
Dragan Mektiq, ministër i Sigurisë në B-H, nuk tregon se çfarë do të ndodhë në të ardhmen me migrantët, sepse ka frikë se nuk do të rizgjedhet në këtë post. “Brukseli na ka premtuar 10 milionë euro. Me këto para mund të ngremë kapacitetet brenda pak ditësh, por nuk kemi asnjë vend ku mund t’i ngrejmë ato”. Komunat janë pronare të tokës në B-H. Ndaj vendimin duhet të marrin autoritetet lokale, të cilat nuk i duan migrantët.
Në kantonin Una-Sana po diskutohen dy lokalitete për ndërtimin e qendrave emergjente – në Medeno Polje, një fshat me rreth 15 shtëpi, si dhe në Lipa afër Bihaqit. Në Lipa duhet të ndërtohet kampi nga e para, që do të thotë se nuk ka as energji elektrike dhe ujë. Organizatat ndërkombëtare thonë se asnjëri prej këtyre vendeve nuk është i përshtatshëm.
Pas luftës në B-H (1991-95), vendet Lipa dhe Medeno Polje janë shpallur si të papërshtatshme për kthimin e serbëve, në këtë rajon të banuar me shumicë myslimane. Ndaj edhe kësaj radhe do të jetë vështirë që atje të ngrihet ndonjë qendër e banueshme për migrantë. Banorët e Petrovcit, qytet afër Medeno Polje, kanë bërë të ditur se do t’i bllokojnë rrugët, nëse dikush mendon që atje të ndërtojë qendër për migrantë. E njëjta vlen edhe për Lipan.
Popullata me shumicë myslimane ka treguar solidaritet të madh në dy vitet e fundit, prej ardhjes këtu të refugjatëve të parë. Shumë banorë kanë ndihmuar refugjatët me ushqime, ujë dhe veshmbathje. Por prej fillimit të kthimit me dhunë të refugjatëve nga Kroacia, edhe në B-H ka rënë niveli i solidaritetit dhe është rritur ksenofobia.
Mungesa e shtetit
“Situata po bëhet gjithnjë e më e padurueshme. Çdo ditë po vijnë këtu gjithnjë e më shumë migrantë. Vendstrehime nuk ka më, ndaj ata detyrohet të flejnë në rrugë, nën ura apo në luadhe. Institucionet e shtetit ndoshta do të ngrihen nga gjumi, pas dy vitesh, sepse deri tani nuk kanë reaguar fare”, thotë gazetaja Niha Xhaniq, nga gazeta “Krajina” në Bihaq.
Por për momentin migrantët janë në rrugë, nën qiellin e hapur. Institucionet e B-H nuk janë shquar për reagime të shpejta. Pas mbylljes së dy qendrave me 15 nëntor, numri i njerëzve në rrugë do të shtohet, ndërsa temperatuarat në këtë rajon të kufirit mes Kroacisë dhe B-H shumë shpejt do të bien nën zero. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMinistrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty
Gjermania kundër propozimit të BE-së për t'i dhënë fund dialogut me Izraelin
Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj
Scholz telefonoi Putinin, reagon ashpër Zelensky: Është hapur kutia e Pandorës
Dalin detajet e para të bisedës telefonike mes Scholzit dhe Putinit - çfarë i kërkoi kancelari gjerman, presidentit rus
Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët