Komunikacioni në rrugët shtetëtore është duke u zhvilluar në rrugë me korsi të thata, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dendësia e komunikacionit në zonat rrugore jashtë qyteteve është rritur për shkak të festave.


Në vendkalimet kufitare ka pritje prej 15 e deri 30 minuta për hyrje-dalje nga Maqedonia.

Për shkak të punimeve, në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, në fshatin jançe do të ketë rregjim në komunukacion.

Shoferëve u kërkohet të jenë të vëmendshëm, ta përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe të kenë kujdes gjatë lëvizjes nëpër gryka dhe ngushtica për shkak të mundësisë së rrokullisjes së gurëve./Telegrafi/