Një ngjarje e rëndë është raportuar ditën e sotme në Shkodër, ku dyshohet se nëna dhe tre fëmijët e saj, i kanë dhënë fund jetës duke u hedhur në lumin Buna, ende në motive të paqarta.
Deri më tani është gjetur vetëm trupi i vajzës 9-vjeçare, nga një peshkatar që ishte në lumë. Polumbarët dhe RENEA prej shumë orësh janë në kërkim të nënës Alma Arazi dhe dy fëmijëve të tjerë, vajzës 6-vjeçare dhe djalit 3-vjeçar.
Policia ka arrestuar bashkëshortin 31-vjeçarin Ergys Arazi, i cili më përpara kishte deklaruar për policinë se ka humbur kontaktet me familjen e tij. Motra e 39-vjeçares së zhdukur ka deklaruar në policia se Ergys Arazi ka ushtruar dhunë sistematike në familje.
Policia ka hedhur poshtë versionin e parë, në të cilën thuhej se 9-vjeçarja që u gjet e pajetë në lumin Buna kishte shenja dhune. Në një njoftim të dytë Policia e Shkodrës, deklaroi se ekspertiza mjeko ligjore nuk ka konstatuar shenja dhune tek vogëlushja.
31 vjeçari Ergys Arazi, i cili është arrestuar si shkaktar i vetëvrasjes së bashkëshortes dhe tre fëmijëve të tij, nuk e ka pranuar se ka dhunuar bashkëshorten e tij apo fëmijët. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme, Arazi është parë në qendër të qytetit të Shkodrës, duke qëndruar nën shoqërinë e miqve në lokal, i pashqetësuar.
Jashtë kamerave, miqtë e tij, deklarojnë se ai nuk ka shfaqur asnjë lloj shqetësimi, madje është dukur krejtësisht i qetë. I ndaluari i ka qëndruar deklaratës së tij të tre ditëve më parë duke thënë se ka humbur kontaktet me bashkëshorten dhe fëmijët pa patur idenë se ku ndodheshin. Arazi është shprehur se ka patur një marrëdhënie normale me bashkëshorten dhe fëmijët duke thënë se nuk e kam idenë përse bashkëshortja ka ndërmarrë këtë veprim.
Arazi nuk ka pranuar asnjë prej dy veprave penale që rëndojnë mbi të “dhunë në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes” duke deklaruar se nuk është ai shkaktari i kësaj ngjarje të rëndë. Po ashtu dyshohet se motra e viktimës me datën 2 maj është takuar duke konsumuar një kafe me Ergys Arazin dhe kanë zhvilluar një bisedë e cila dyshohet se lidhet me problemet e fundit të ndodhura në familjen Arazi. Motra e viktimës ka deklaruar pas ngjarjes së kunati i saj ka ushtruar dhunë në familje psikologjike dhe fizike gjë e cila sipas saj ka detyruar të motrën të ndërmarrë veprimin e rëndë.
Konfliktet në çift kishin muaj që kishin nisur dhe praktikisht çifti ishte i ndarë pasi martesa nuk konsumohej më dhe Ergys Arazi kishte nisur një marrëdhënie tjetër Sipas familjarëve të gruas ai grindej çdo ditë me të dhe i thoshte të dilte nga shtëpia ku ajo jetonte në një dhomë dhe flinte me fëmijët”, sipas gazetares Dorjana Bezat.
I pyetur në polici, ditën kur denoncoi zhdukjen, por edhe më vonë pas gjetjes së trupit të së bijës ai e ka cilësuar bashkëshorten “të sëmurë mendore” dhe sipas tij kishte muaj që trajtohej me ilaçe depresioni. Por kjo dëshmi nuk është verifikuar nga blutë, pasi ende nuk është gjetur ndonjë kartelë e 39 vjeçares apo mjek që t’i ketë lëshuar recetë për këto medikamente.
Duket se gruaja ka qenë e vetme në këtë situatë pasi dhe pas zhdukjes së saj e vetmja që ka treguar interes ka qenë e motra ndërsa vëllai dhe të afërmit e tjerë nuk janë interesuar në polici dhe nuk i janë përgjigjur kërkesës për t’u pyetur si persona që kanë dijeni për ngjarjen. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Arrestohen tre persona në Ferizaj, dyshohet se kishin vjedhur derivate nafte

Dyshohet se ka keqtrajtuar fëmijët e saj, dërgohet në Psikiatri gruaja nga Podujeva

Tragjedia në Koçan, në Kuvend do të bëhen ndryshime ligjore për përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësira të mbyllura

Shpërthimi te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, Policia jep detaje

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Dyshohet për një shpërthim te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, policia në vendngjarje

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Me kë po bisedon LVV-ja për formimin e qeverisë, flet Albulena Haxhiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani