LAJMI I FUNDIT:

Gjendet shtetasi i huaj i cili kishte humbur në Malet e Sharrit

Gjendet shtetasi i huaj i cili kishte humbur në Malet e Sharrit

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka njoftuar se është gjetur personi i cili ishte humbur dje në zonën e qendrës skitare të Brezovicës.

Në njoftim thuhet se personi i cili kishte humbur ishte një shtetas i huaj, transmeton Telegrafi.

“Në orët e vona të mbrëmjes së datës 08.06.2024 ShKShMK ka pranuar një thirrje emergjente nga një shtetas i huaj. Personi në fjalë gjatë një aktiviteti bjeshkatar në zonën e qendrës skitare të Brezovicës ( luginën e majës së Livadheve) , në llogaritje jo të duhur të kohës dhe mungesë të pajisjeve adekuate, shkaku i errësirës kishte humbur orientimin”, thuhet në njoftim.


Më tej, theksohet se ekipi i ShKShMK i përbërë me anëtarë nga stacioni i Prizrenit dhe i Gjilanit menjëherë kanë identifikuar pozicionin e tij gjeografik dhe janë nisur për kërkimin e tij.

“Pas një kohë të shkurtë është bërë lokalizimi i personit të humbur, i cili kishte mbetur i bllokuar në një greminë ndër majën e Livadheve. Fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore ka qenë stabile, por në mungesë të veshmbathjes adekuate ka pasur të ftohtë. Të humburit i është dhëna ndihma e parë duke e ngrohur dhe ushqyer, pastaj është evakuuar deri te patrulla e policisë në qendrën skitare të Brezovicës”, vijon njoftimi.

Tutje, ShKShMk ka bërë apel tek bjeshkatarët dhe vizitorët e maleve në RKS dhe rajon që të kenë kujdes në planifikimin e aktiviteteve të tyre dhe të posedojnë pajisje adekuate./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori