Dervishi i Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan të Përmetit, Baba Hekuran Nikollari, ka ndërruar jetë papritur.
Lajmi konfirmohet nga burime policore teksa rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të zbardhë më shumë mbi shkaqet e vdekjes.
Trupi i pajetë i klerikut bektashi do të transportohet drejt spitalit rajonal të Gjirokastrës për t’ju nënshtruar ekspertizës.
Drejt Përmetit janë nisur edhe përfaqësues të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, për të mbikëqyrur nga afër të gjithë procesin. Ndërkohë Policia e Shtetit pritet të ketë një njoftim për ngjarjen.
Baba Hekuran Nikollari shërbente prej vitesh në teqenë emblemë të bektashizmit në jug të vendit.
Baba Hekuran Nikollari
Baba Hekurani u lind më 7 shtator të 1963 në Seniçan të Përmetit. Ai kreu shkollën fillore dhe shkollën 8-vjeçare “Riza Velçishti” në Seniçan, më tej filloi shkollën e mesme “Kamber Bënja” në Bënjë. Pas 2 vitesh, i detyruar nga vështirësitë ekonomike të familjes, e ndërpreu shkollën dhe filloi punën në kooperativën e Mërtinjit, pastaj në Bonifikimin e Përmetit, në Ndërmarrjen e Ujërave Këlcyrë dhe në Shfrytëzim-Përpunimin e Drurit të Përmetit. Më 1992 emigroi në Greqi. Në vitin 2000 u kthye në atdhe, në Seniçan. Në Seniçan rindërtoi Mekamin në vendin e quajtur “Ahuri i Nakove”, i cili edhe sot quhet “I miri i Nakove”.
Më 22 mars 2001 shkoi në Alipostivan. Teqja ishte e shkatërruar në vitin 1967. U mbështet te familja e Refat Hasimit me tradita atdhetare. Me Refatin, i cili ishte usta, së bashku me Demir Elmazin dhe besimtarët e Alipostivanit, ngritën në fillim tyrben e Baba Ali Horasanit. Për këtë pati bekimin dhe mbështetjen e Kryegjyshit Botëror Haxhi Dede Reshat Bardhi. Më 04 prill 2002, pasi qëndroi disa ditë pranë Selisë së Shenjtë në Tiranë, Haxhi Dede Reshat Bardhi, i veshi rrobën e bektashiut.
U emërua dervish në teqenë e Baba Ali Horasanit të Alipostivanit. Këtë ditë baba Hekurani e ka të shenjtë, ditëlindjen shpirtërore. Në vitet 2007-2009 emërohet dhe punon si dervish në teqenë e Frashërit, të cilën e ringriti dhe ruajti orgjinalitetin e monumentit të historisë dhe kulturës të kësaj teqeje të famshme. Disa vite bëri shërbime në teqenë e Kulmakut Tomorr.
Me Dekretin e Shenjtë, Nr. 7 datë 29.12.2009, të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, shenjtorit Haxhi Dede Reshat Bardhit, iu dha titulli ‘Baba; dhe u emërua Baba i teqesë së “Baba Nasibiut” të Frashërit, të teqesë së “Baba Aliut” në Alipostivan dhe të teqesë së “Baba Xhaferit” në qytetin e Përmetit. Baba Hekurani është vlerësuar me titullin “Qytetar Nderi” nga Këshilli i Bashkisë së Poliçanit, Titullin “Nderi i Frashërit” nga Këshilli i Komunës së Frashërit, me Vendimi Nr.19, datë 21.03.2015) dhe nga Presidenti i Republikës, me “Urdhëri Naim Frashëri i Artë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Qeveria do ta mbështesë marrëveshjen për pagën minimale, ajo do të jetë 24.400 denarë

Dënohet për shpërdorim detyre, 2 vite burg për ish-kryebashkiakun e Himarës

Sveçla dhe drejtori i IOM-it bisedojnë për strategjitë e menaxhimit të migracionit në Kosovë

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker