Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën në Prizren.


Tutje bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi i mjekësisë në vendin e ngjarjes.

“Raportohet se më 05.10.2025 është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/