Një grua është gjetur pa shenja jete të hënën rreth orës 15:25 në Gjakovë.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.


Sipas tij, dyshimet e para të hetimit të këtij rasti janë për veprën “Vetëvrasje”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme për të zbardhur rrethanat. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion“, ka thënë Graishta.

Siç merr vesh Telegrafi gruaja është gjendur pa shenja jete në oborrin e një xhamie në fshatin Cërmjan të Gjakovës. /Telegrafi/