Para disa ditësh, në stacionin Policor Vushtrri është paraqitur një qytetar i cili ka njoftuar policinë se kishte gjetur një portofol (kuletë) në rrugën ,,Shemsi Istrefi” në Vushtrri.

Sipas një njoftimi bëhet e ditur se në kuletë kishte pasur një sasi të hollave mirëpo nuk kishte pasur asnjë dokument të ndonjë personi.


Tutje në njoftim thuhet se pronari i kuletës ende nuk është paraqitur dhe se nuk dihet identiteti i tij.

“Me gjithë përpjekjen e policisë për identifikimin e pronarit, deri në këto momente nuk është arritur një gjë e tillë andaj policia lëshon këtë informacion publik me qëllim që pronari të njoftohet dhe të lajmërohet në Stacionin Policor Vushtrri apo të kontaktoj policinë në numrin 192”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/