Gjendet një person i vdekur në Zveçan

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij një person në Zveçan.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 13:00.
“Zveçan 11.12.2024-13:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar vëllai i tij. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit policore si dhe ekipi mjekësor ku kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
12/12/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































