Gjendet një person i vdekur në shtëpinë e tij në Obiliq, Policia sekuestron një pistoletë

Policia e Kosovës bën të ditur se një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Obiliq.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në Obiliq.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raport.
Nga njësitë policore është sekuestruar një pistoletë me 4 copë fishekë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































