eksperti-banner

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Zveçan.

Rasti ka ndodhur në Luginën e Diellit në Zveçan.


“’Lugina e Diellit’ 18-19.06.2026 – 19:00-9:55. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe mjeku kujdestar i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Policia po e heton rastin. /Telegrafi/