LAJMI I FUNDIT:

Gjendet një kokë njeriu e groposur në Sarandë, detaje nga ngjarja dhe dyshimet e para

Gjendet një kokë njeriu e groposur në Sarandë, detaje nga ngjarja dhe dyshimet e para

Ditën e djeshme në Xarrë të Sarandës është gjetur një mbetje trupore e një njeriu, që dyshohet të ketë qenë koka e viktimës.

Sipas burimeve për EuroNews Albania, bëhet me dije se koka e viktimës është gjetur pranë Xhamisë tek varrezat monumentale të çamëve.


Policia raportoi se shkoi në vendngjarje dhe se po punonte për të identifikuar viktimën në fjalë.

Dyshimet janë se mbetjet trupore mund të jenë të njërit prej personave të zhdukur pak kohë më parë, Leonard Theodhorit (Koçoles) ose Fatmir Sulovarit.

Gjenden pjesë trupi njeriu në Xarrë të Sarandës
Lexo po ashtu Gjenden pjesë trupi njeriu në Xarrë të Sarandës

Po ashtu mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur familjarët e Sulovarit, për të parë nëse mbetja trupore është e të afërmit të tyre apo jo.

Kujtojmë se Sulovari dhe Koçole u zhdukën në rrethana tejet të mistershme dhe dyshohet se ngjarja të ketë lidhje me veprimtarinë kriminale të personave në fjalë.

Njoftimi i Policisë:

Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Xarrë, pranë varrezave të fshatit, janë gjetur mbetje kockore humane, në proçes dekompozimi.

Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë vijon punën për identifikimin e shtetasit/es, të cilit/es i përkasin këto mbetje kockore si dhe zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori