Një granatë dore është gjetur sot në Veri të Mitrovicës gjatë punimeve që po kryheshin në një rrugë nga një kompani e kontraktuar nga Komuna.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëvendës komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.


Sipas tij, punëtorët e kompanisë hasën në mjetin shpërthyes gjatë zhvillimit të punimeve infrastrukturore.

"Menjëherë pas raportimit, njësitet e specializuara të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë larguar mjetin që dyshohet të jetë granatë dore", ka thënë Elshani.

Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa Policia ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e vendosjes së mjetit shpërthyes në atë zonë. /Telegrafi/