Rreth orës 11:05, në rrugën “Bekim Isma” në Rahovec, është raportuar një rast i gjetjes së një mjeti të dyshimtë të pashpërthyer.

Sipas Policisë së Kosovës, ankuesi, mashkull kosovar, gjatë kryerjes së punimeve me ekskavator ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes, për të cilin dyshohet se ishte granatë dore.


Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë sigurimin e perimetrit, ndërsa njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në mënyrë të kontrolluar, ka realizuar demolimin dhe shpërthimin e mjetit shpërthyes.

Rasti ka përfunduar pa incidente dhe nuk raportohet për persona të lënduar. /Telegrafi/