Gishtat tuaj të dorës mund t’ju tregojnë se si do të duket partneri juaj ideal
Shkencëtarët konfirmojnë që meshkujt të cilët kanë gishtin e unazës më të gjatë kanë katër herë më shumë shanse që të argëtohen me vajzat të cilat kanë bel të hollë dhe gjoks të plotë.
Shkaktari që ky gisht është më i gjatë është teprica e testosteroneve në mitër gjatë shtatzënisë së nënës. Gjatë jetës kjo ndikon në zhvillimin e maskulitetit, nga i cili joshen femrat me forma të mëdha trupore.
Hulumtuesit e Fakultetit Mjekësor të Universitetit Jagiellonian në Krakow kanë studiuar duart e 50 meshkujve të rinj në lidhje të gjata dashurore dhe kanë bërë krahasime statistikore të partnereve të tyre, transmeton Telegrafi.
Ata kanë arritur konkluzionin që meshkujt me gishtin e unazës më të gjatë se gishti tregues dhe femrat me bel të hollë shpesh përfundojnë së bashku.
– Kemi arritur deri te konkluzioni që meshkujt të cilët u janë ekspozuar nivelit më të lartë të testosteroneve derisa kanë qenë në mitër kanë shanse më të mëdha që të lidhen me femra të bukura të cilat kanë forma të theksuara trupore dhe të cilat janë të afta për të lindur fëmijë, ka thënë autori i hulumtimit.
Ekspertja për sjellje njerëzore, Berenika Kuna, ka shtuar që gjatë vlerësimit të joshjes së femrave meshkujt janë fokusuar kryesisht në belin dhe gjoksin që janë kryesisht tregues të aftësisë së femrës për të lindur.
Beli i hollë i lidhur me gjoks të madh është shenjë e shëndetit dhe e rinisë. Gjoksi i madh mund të jetë shenjë e pjekurisë seksuale dhe e mundësisë së ushqimit me gji të bebes. Në kulturën perëndimore ato konsiderohen shumë tërheqëse, ka shtuar Berenika.
Teprica e testosteroneve në mitër çon edhe te disa ndryshime: më shumë muskuj dhe trup atleti, sepse hormoni ndihmon zhvillimin e muskujve. Kjo çon edhe në zhvillimin e disa sëmundjeve në vitet e mëvonshme siç janë autizmi dhe sindroma e Tauretit.
Meshkujt me më pak testosterone në mitër kanë rrezik më të madh për çrregullime të cilat janë tipike edhe për femrat si p.sh. anksioziteti dhe depresioni.
Midis personave të famshëm gishta të këtillë kanë Sean Connery, Brad Pitt, Colin Firth, Mick Jagger, ndërkaq i ka pasur edhe Prince, i cili një kohë është argëtuar me modelen “e talentuar” Carmen Electra dhe aktoren Kim Basinger. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
A jeni dashnori më i mirë i saj?
Keni probleme me fjetjen? Përmes këtyre ushqimeve do të thelloheni në gjumë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë