LAJMI I FUNDIT:

Gjatë vitit 2019 në Kosovë vdiqën 9 mijë e 430 persona – Prishtina prinë me numrin më të madh të rasteve të vdekje

Gjatë vitit 2019 në Kosovë vdiqën 9 mijë e 430 persona – Prishtina prinë me numrin më të madh të rasteve të vdekje

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka njoftuar se gjatë vitit 2019 në vendin tonë kanë vdekur 9 mijë e 430 persona.

Në njoftimin e bërë për media nga ASK thuhet se burimi i të dhënave në këtë publikim janë regjistrat themeltare të vdekjeve, bazuar në Ligjin për Gjendjen Civile, Nr. 04/L-003.

Kurse njësitë raportuese janë zyrat e gjendjes civile të Kosovës dhe se grumbullimi i të dhënave është bërë përmes pyetësorit statistikor për vdekje, transmeton Telegrafi.

“Vdekjet e raportuara nga familjarët dhe të regjistruara në librat amzë për vdekjet, në vitin 2019, kanë qenë 10 560, prej tyre vdekje të ndodhura vetëm në Kosovë 9 430 raste, kurse vdekjet që kanë ndodhur jashtë Kosovës janë regjistruar gjithsej 1 130 raste. Nga gjithsej vdekjet e raportuara, të ndodhura vetëm në Kosovë, 5 105 raste janë meshkuj, ose 54.1%, dhe 4 325 janë femra, ose 45.9%”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Më tej në njoftim thuhet se në institucione shëndetësore kanë ndodhur 42.8% e rasteve të vdekjeve, 55.7% kanë ndodhur në shtëpi dhe 1.5% në vend tjetër.

Sipas komunës, Prishtina prinë me 2 609 raste të vdekjeve, ose 24.7%; Prizreni me 938 raste, ose 8.9%; Peja me 639 raste, ose 6.1%, etj. Ndërkaq, mosha e të vdekurve në 81.6% është 60 e më shumë vjeç.

Tremujori i parë i vitit merr pjesë me 27.0%, ndërsa vetëm muaji mars ka 9.5% të vdekjeve të raportuara. Ndërsa, 90.8% e rasteve janë shqiptarë.

“Vdekje të dhunshme në vitin 2019 janë raportuar gjithsej 157 raste, ose 1.7%; vdekje në fatkeqësi janë 103 raste, ose 65.6%; vetëvrasje janë 39 raste, ose 24.8%; dhe vrasje janë 15 raste, ose 9.6%. Tek fatkeqësitë, dominon mosha 50 e më shumë vjeç për meshkuj, ndërsa tek vetëvrasjet dhe vrasjet, dominon grup – mosha 20-40 vjeç”.

Foshnje të vdekura për vitin 2019 u raportuan gjithsej 189 raste, ku pjesëmarrja e tyre në gjithsej të vdekur është 1.8%. Foshnje të vdekura meshkuj janë 97 raste, ose 51.3%; dhe foshnje të vdekura femra janë 92 raste, ose 48.7%.

Kurse, foshnje të vdekura deri 6 ditë kanë qenë 118 raste, ose 62.4%; 7 deri 27 ditë kanë qenë 45 raste, ose 23.8%; dhe 28 deri në 364 ditë kanë qenë 26 raste, ose 13.8%. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori