Turizmi në Shqipëri me 13 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto së vendit është cilësuar si një sektor me potenciale të mëdha për të arritur objektiva të reja brenda 2020.
Në rubrikën e përjavshme “EstOvest”, kanali televiziv italian “Rai3″ pas reportazheve për disa tema në Shqipëri, si ato të pensionistëve italianë të transferuar në Shqipëri si dhe ndërmarrjet italiane që kanë kërkuar fatin në “Tokën e Shqiponjave” ka analizuar edhe temën e turizmit, një sektor me potenciale të mëdha për të ardhmen e vendit.
Ndër prioritetet e vëna janë forcimi i një oferte kulturore me shtimin e muzeumeve të rinj, modernizimin e infrastrukturës, në veçanti transportin, rrjetin elektrik, impiantin e kullimit të ujërave, rritjen e ofertës së hoteleve, duke krijuar resorte turistike luksoze, me pishina, qendra relaksi dhe rikuperim të arkitekturave në qendrat e vogla.
Sipas të dhënave të INSTAT, të përpunuara nga ICE (Instituti Italian për Ekonominë) në vitin 2017 kanë vizituar Shqipërinë 5,117,700 persona, nga të cilët 363 344 italianë, pra 36,6 % më shumë se në 2016.
Llogaritet që rreth gjysma e atyre që hyjnë në Shqipëri, hyjnë për turizëm. Ky trend po pëson një rritje në muajt e parë të 2018, pasi kanë hyrë 422 869 persona, 18% më shumë në krahasim me vitin e kaluar, për të njëjtën periudhë.
Nga këta 55 663 janë italianë, 12,2% më shumë sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Shumica e vizitorëve vijnë nga Kosova, Maqedonia dhe Polonia, por janë në rritje edhe perëndimorët. Për të rritur ofertën turistike, Ministria e Kulturës është angazhuar në një program të kujdesshëm të vlerësimit të trashëgimisë historike dhe artistike ekzistuese.
Në një pozicion gjeografik strategjik Shqipëria është porta hyrëse e Korridorit 8, që nëpërmjet portit të Durrësit dhe Vlorës mundëson lëvizjen e personave dhe mallrave nga Europa Perëndimore në atë Lindore.
Italia mbetet partneri kryesor tregtar dhe italishtja gjuha e huaj më e folur. Më shumë se 600 sipërmarrje të vogla dhe të mesme italiane që janë aktive në terren investojnë kryesisht në bujqësi, veshmbathje, energji, ndërtim dhe çimento.
Për shkak të programeve të qeverisë dhe falë potencialit të një mjedisi që ende nuk është transformuar krejtësisht nga spekulimi në ndërtim, parashikohet një rritje e kërkesave për leje për ndërtimin e resorteve mbi të gjitha në bregun jugor, ku sipërmarrjet italiane të përfshira janë të shumta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë