LAJMI I FUNDIT:

Gjatë renovimit të restorantit, gjetën shishe të shtrenjta të verës (Foto)

Gjatë renovimit të restorantit, gjetën shishe të shtrenjta të verës (Foto)
Red wine pouring into a glass with abstract background

Punonjësit e angazhuar në rinovimin e një restorant në Berkshire të Anglisë, kanë gjetur një dollap të fshehur, pas një shtrese të vendosur në mur. Habia më e madhe ishte kur gjetën edhe disa shishe me verë aty, transmeton Telegrafi.

Shishet me verë që kushtojnë deri 30 mijë euro

Në fillim ata nuk ia kanë ditur vlerën, meqenëse ishin të mbuluara nga pluhuri dhe papastërtitë, por më vonë është kuptuar se shumica prej tyre datojnë nga viti 1970. Madje, u përkasin prodhuesve të njohur të kohës, ndërsa kanë mbetur të paprekura dhe në gjendje të mirë.


Dollapi i fshehtë ku u gjet vera e vjetër

Nëse vihen në shitje, pritet që të ketë oferta deri në 30 mijë euro për t’i blerë këto pije që bëhen më të mira me kohën. Sidoqoftë, nuk dihet kush është pronari i tyre, meqë ai lokal është shfrytëzuar nga disa persona që janë marrë me veprimtari të ndryshme. /Telegrafi/