Policia e Kosovës bën të ditur se një person ka njoftuar se derisa ishte duke i kryer disa punime në oborr mbrapa shtëpisë ka hasur një mjet të dyshimtë shpërthyes.

Rasti ka ndodhur në fshatin Sllapuzhan, Suharekë më 07.08.2025 – 19:06.


“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se derisa ishte duke i kryer disa punime në oborr mbrapa shtëpisë ka hasur një mjet të dyshimtë shpërthyes”, thuhet në raport.

Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë ekipi i deminimit të FSK-së që e ka tërhequr mjetin (granatë dore) pa ndonjë incident. /Telegrafi/