Pash Canby nga Britania e Madhe, i propozoi martesë të dashurës Natalie Ripley gjatë lundrimit me barkë në një bregdet të Tajlandës.

Por, në momenti donte të bënte pyetjen, u shtir se po i dridhen duart dhe se i ra unaza në ujë, transmeton Telegrafi.


Mashtron kinse po i bie unaza në det gjatë propozimit për martesë foto 2 Hedh në ujë unazën e rrejshme

Për ta bërë ngjarjen edhe më të besueshme, ai kishte angazhuar edhe dy pushues që të hidhen gjoja për ta gjetur.

“Po dridhesha e tëra, ishte e papritshme dhe u gëzova shumë. Por, gjithçka u kthye në ankth”, ka thënë Ripley lidhur me rastin.

Mashtron kinse po i bie unaza në det gjatë propozimit për martesë foto 3 Pranon propozimin edhe pse njëherë e mashtroi

Më pas, ai e ka nxjerr unazën e vërtetë dhe e ka bërë propozimin për martesë të cilin ajo e pranoi me shumë dëshirë.

“Ishin dy momente interesante, e para kur u befasua për propozimin dhe më pas kur zbuloi të vërtetën”. ka shtuar Canby.

Mashtron kinse po i bie unaza në det gjatë propozimit për martesë foto 4 Vetëm disa fotografi nga rasti, pasi nuk u xhiruan si duhet

Sidoqoftë, këtë ngjarje ata nuk mund ta ndajnë me të tjerët, sepse nuk është bërë filmimi si duhet dhe kanë mbetur vetëm me disa fotografi të dobëta. /Telegrafi/