LAJMI I FUNDIT:

Gjatë një konference për media, Biden ngatërron Libinë me Sirinë

Gjatë një konference për media, Biden ngatërron Libinë me Sirinë

Presidenti amerikan Joe Biden ka ngatërruar Libinë me Sirinë, duke folur për ndihmën humanitare për vendet e goditura nga lufta në samitin e G7-ës.

Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, 78-vjeçari dëgjohet duke ngatërruar emrat e dy vendeve të lartcekura, transmeton Telegrafi.

Ai ka vlerësuar se Rusia me intervenimin e saj në Siri ka kafshuar më shumë sesa që mund të përpijë, por gjatë fjalimit e ka shtuar edhe “Libinë”.


“Derisa ata nuk janë në gjendje të vënë ren në rajon, dhe nuk arrini të bëni asgjë pas ofruar siguri dhe zhvillim ekonomik, shpresoj që do të gjejmë një mënyrë të shpëtojmë jetë njerëzish, për shembull në Libi”, ka thënë Biden.

Ndërkaq i pyetur nëse po mendon për Sirinë kur përmendi Libinë, këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, Jake Salivan është përgjigjur: “po, po”. /Telegrafi/